Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

David Linx për frymëzimet e tij, dekoratat dhe koncertin e ardhshëm me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare po e fillon stinën e vet të re me koncert më 24 tetor në Sofia Live Club. Dirigjenti është Antoni Donçev. Solisti –David Linx. Xhaz vokal, kompozitor, autor i teksteve, punues i orkestrimeve, ai zhvillon koncerte nëpër të gjithë botën. Repertori i tij përfshin kompozicione të tij, si dhe orkestrime të zgjedhura posaçërisht të pjesëve të autorëve të tjerë, të cilat janë të përshtatshme për zërin e tij dhe u përgjigjen piokëpamjeve të tij për një muzikë moderne, të bukur, emocionuese dhe frymëzuese. Në një intervistë për Radio Bullgarinë David Linx e përshkroi veten si një interpretues, për të cilin xhazi nuk është diçka e vjetërsuar, por një muzikë me të cilën mund të shprehësh çdo gjë, e cila ndodh në kohën tonë moderne.

David ka lindur në Bruksel dhe merret me muzikë nga fëmijëria e tij. Fillon me instrumentet e baterisë dhe punon në grupin e xhaz-këngëtarit amerikan Mark Murphi, i cili e motivon të punojë dhe me zërin e tij. Që nga viti 1993 jep mësime në Konservatorin Mbretëror në Bruksel Royal Conservatory dhe është një mik-pedagog i përhershëm në Konservatorin në Amsterdam Conservatorium van Amsterdam. Në skenë është që nga viti 1980. Mes muzikantëve me të cilët është në partneritet janë Johnny Griffin, Clark Terry, Slide Hampton, Toots Thielemans, Mino Cinelu, Philippe Catherine, Erik Truffaz, grupi Aka Moon, Billy Cobham, Andy Sheppard, orkestra The Count Basie Orchestra  dhe shumë të tjera. Fiton dekoratën e Jazz Academy për një muzikant më të mirë të xhazit për vitin 2005. Ka dhe disa dekorata evropiane, të cilat përmbajnë fjalën Grammy- Victoires De La Musique (European Grammy Awards) për një album më të mirë të xhaz vokalistit (viti 2011) .),  Les Octaves De La Musique (Belgian Grammy’s) për një album më të mirë të xhazit gjatë vitit 2013 dhe akoma një sërë dekoratash të tjera prestigjioze.

Ja se çfarë tha ai për frymëzimet e veta, si dhe punën me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare:

"Unë këndoj qëkurse isha 3 ose 4 vjeç. Babai im shpesh u lëshonte interpretime të Majls Dejvis shokëve të tij. Kur i dëgjoja, unë pushoja së luajturi, ndaloja çdo gjë dhe vetëm dëgjoja muzikën. Zëri i parë, të cilin e kam dëgjuar është i Majls Dejvisit. Mendoja se ky është zë dhe jo trumbetë. Pas kësaj në “jetën time erdhën” Rej Çarlz, Ela Ficxherald, Sara Voon, Beti Kartër - kisha një domosdoshmëri që t’i dëgjoja përherë, “të prek” muzikën e tyre, të cilën e pëlqej kaq shumë. Qëkurse isha 6 vjeç deri në moshën 20-30 vjeçare ky ishte universiteti im i vetëm si këngëtar. Sa u përket dekoratave, mendoj se ato japin një ndjenjë bilanci, tregojnë se dikush të vlerëson, se ti “ekziston” në profesion. Sipas meje janë të rëndësishme vetëm në momentet e marrjes së tyre. Nuk po tregoj një modesti të rreme, e them në mënyrë fare të sinqertë - që të gjithë ne, të cilët merremi me muzikë, e bëjmë këtë,  sepse e duam dhe e pëlqejmë shumë punën tonë, por jo për shkak të dekoratave. Kuptohet është shumë gjë e mirë t’i maresh dhe të provosh kënaqësi nga kjo se dikush ka vënë re albumin tënd, interpretimin tënd. Gjatë viteve preferencat e mia si interpretues ndryshojnë. Tani më pëlqen të këndoj balada, por më pëlqen të jem jo sentimental, por emocional. Nuk mund të këndoj, në qoftë se nuk tingëlloj si unë vet. Pas kësaj vjen dhe mesazhi, ndikimi mbi njerëzit. Njerëzit e artit janë “politikanë”(në kuptimin e njerëzve, të cilët mund t’i drejtojnë njerëzit pas vetes së vet, sepse  janë jashtëzakonisht të mirë në këtë, të cilën e bëjnë. Për herë të parë punoj me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Kisha dy prova përpara koncertit. Dirigjenti Antoni Donçev e ka përgatitur orkestrën kaq mirë, ne kishim vetëm disa gjëra për të sqaruar. Ndihem shumë i lirë me këta muzikantë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD