Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare po e fillon stinën e vet të re me koncert më 24 tetor në Sofia Live Club. Dirigjenti është Antoni Donçev. Solisti –David Linx. Xhaz vokal, kompozitor, autor i teksteve, punues i orkestrimeve, ai zhvillon koncerte nëpër të gjithë botën. Repertori i tij përfshin kompozicione të tij, si dhe orkestrime të zgjedhura posaçërisht të pjesëve të autorëve të tjerë, të cilat janë të përshtatshme për zërin e tij dhe u përgjigjen piokëpamjeve të tij për një muzikë moderne, të bukur, emocionuese dhe frymëzuese. Në një intervistë për Radio Bullgarinë David Linx e përshkroi veten si një interpretues, për të cilin xhazi nuk është diçka e vjetërsuar, por një muzikë me të cilën mund të shprehësh çdo gjë, e cila ndodh në kohën tonë moderne.
David ka lindur në Bruksel dhe merret me muzikë nga fëmijëria e tij. Fillon me instrumentet e baterisë dhe punon në grupin e xhaz-këngëtarit amerikan Mark Murphi, i cili e motivon të punojë dhe me zërin e tij. Që nga viti 1993 jep mësime në Konservatorin Mbretëror në Bruksel Royal Conservatory dhe është një mik-pedagog i përhershëm në Konservatorin në Amsterdam Conservatorium van Amsterdam. Në skenë është që nga viti 1980. Mes muzikantëve me të cilët është në partneritet janë Johnny Griffin, Clark Terry, Slide Hampton, Toots Thielemans, Mino Cinelu, Philippe Catherine, Erik Truffaz, grupi Aka Moon, Billy Cobham, Andy Sheppard, orkestra The Count Basie Orchestra dhe shumë të tjera. Fiton dekoratën e Jazz Academy për një muzikant më të mirë të xhazit për vitin 2005. Ka dhe disa dekorata evropiane, të cilat përmbajnë fjalën Grammy- Victoires De La Musique (European Grammy Awards) për një album më të mirë të xhaz vokalistit (viti 2011) .), Les Octaves De La Musique (Belgian Grammy’s) për një album më të mirë të xhazit gjatë vitit 2013 dhe akoma një sërë dekoratash të tjera prestigjioze.
Ja se çfarë tha ai për frymëzimet e veta, si dhe punën me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare:
"Unë këndoj qëkurse isha 3 ose 4 vjeç. Babai im shpesh u lëshonte interpretime të Majls Dejvis shokëve të tij. Kur i dëgjoja, unë pushoja së luajturi, ndaloja çdo gjë dhe vetëm dëgjoja muzikën. Zëri i parë, të cilin e kam dëgjuar është i Majls Dejvisit. Mendoja se ky është zë dhe jo trumbetë. Pas kësaj në “jetën time erdhën” Rej Çarlz, Ela Ficxherald, Sara Voon, Beti Kartër - kisha një domosdoshmëri që t’i dëgjoja përherë, “të prek” muzikën e tyre, të cilën e pëlqej kaq shumë. Qëkurse isha 6 vjeç deri në moshën 20-30 vjeçare ky ishte universiteti im i vetëm si këngëtar. Sa u përket dekoratave, mendoj se ato japin një ndjenjë bilanci, tregojnë se dikush të vlerëson, se ti “ekziston” në profesion. Sipas meje janë të rëndësishme vetëm në momentet e marrjes së tyre. Nuk po tregoj një modesti të rreme, e them në mënyrë fare të sinqertë - që të gjithë ne, të cilët merremi me muzikë, e bëjmë këtë, sepse e duam dhe e pëlqejmë shumë punën tonë, por jo për shkak të dekoratave. Kuptohet është shumë gjë e mirë t’i maresh dhe të provosh kënaqësi nga kjo se dikush ka vënë re albumin tënd, interpretimin tënd. Gjatë viteve preferencat e mia si interpretues ndryshojnë. Tani më pëlqen të këndoj balada, por më pëlqen të jem jo sentimental, por emocional. Nuk mund të këndoj, në qoftë se nuk tingëlloj si unë vet. Pas kësaj vjen dhe mesazhi, ndikimi mbi njerëzit. Njerëzit e artit janë “politikanë”(në kuptimin e njerëzve, të cilët mund t’i drejtojnë njerëzit pas vetes së vet, sepse janë jashtëzakonisht të mirë në këtë, të cilën e bëjnë. Për herë të parë punoj me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Kisha dy prova përpara koncertit. Dirigjenti Antoni Donçev e ka përgatitur orkestrën kaq mirë, ne kishim vetëm disa gjëra për të sqaruar. Ndihem shumë i lirë me këta muzikantë."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..