Në Plovdiv ishte hapur ekspozita evropiane e filatelisë “Plovdiv Fila 2019”. Filatelistë nga 19 shtete tregojnë eksponatet e tyre më interesante, të renditura në 480 vitrina.
Një koleksionues i njohur nga Londra prezanton eksponate te rralla dhe të shtrenjta bullgare, kurse një koleg i tij nga Sofja shton dy pulla - “Leu i Vogël” dhe “Rumelia Lindore”. Mund të shihen koleksione, kushtuara artistëve të dalluar bullgarë, kurioziteteve natyrore dhe veshjeve popullore.
Një nga theksat e ekspozitës është përvjetori i 140-të i Traktatit të Paqes të nënshkruar në Kostandinopojë (1879), i cili zyrtarisht i ka dhënë fundin Luftës së Ruso-Turke të viteve1877-1878, e cila për kombin bullgar është çlirimtare.
Mysafirë të ekspozitës janë trashëgimtari i fronit bullgar Simeon Sakskoburggotski – kryetari i nderit i Bashkimit të Filatelistëve Bullgarë dhe Nikita Lobanov-Rostovski – nipi i diplomatit rus Aleksej Lobanov-Rostovski, që e ka nënshkruar dokumentin historik nga ana e Rusisë.
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..