Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Virtuozët e rinj” prezantojnë laureatët e vet dhe pjesëmarrës në jurinë ndërkombëtare

1 tetori - Dita Ndërkombëtare e muzikës, sipas traditës shënohet me koncerte nëpër qytetet e ndryshme. Vetëm në kryeqytet ngjarjet janë disa. Mes programeve më interesante është koncerti në kuadrin e konkursit ndërkombëtar “Virtuozët e rinj”, i cili sivjet zhvillohet për herë të 15-të. Hollësira për programin mësojmë nga Millka Miteva - themeluesja dhe drejtoresha artistike e “Virtuozëve të rinj” dhe pedagoge me përvojë në piano:

“Konkursi sivjet i është kushtuar 120 vjetorit nga lindja e kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigjerov. Në kuadrin e “Virtuozëve të rinj” zhvillojmë disa koncerte të laureatëve, mbajtësve të çmimit të madh gjatë viteve, si dhe të anëtarëve të jurisë ndërkombëtare. Në koncertin e 1 tetorit do të prezantojmë veprën e dekoruar nga konkursi i mëparshëm. Krijimi është me titull “Perperikonija”. Autorja është Desisllava Georgjieva dhe do të tingëllojë në interpretim të kuartetit “Arte” me pjesëmarrjen e posaçme të Gjergana Ivanovës, e cila ekzekuton në flaut. Në të njëjtin program, për gëzimin dhe krenarinë tonë më të madhe, do të dëgjojmë Emanuill Ivanovi – mbajtësi i dekoratës së madhe të “Virtuozëve të rinj” të vitit 2016. Përpara më pak se 1 muaji ai morri dhe çmimin e pare të konkursi jashtëzakonisht prestigjioz për pianistë në Itali. Në pjesën e dytë të koncertit do të ekzekutojnë anëtarët e jurisë ndërkombëtare – pianisti  Giuliano Medzocante nga Italia dhe Romain Gariouu nga Franca. Ata do të interpretojnë krijime nga Betoveni dhe Mendelsoni. Vendi, në të cilin zhvillohet koncerti është shumë I preferuar nga muzikantët bullgarë – kjo është salla në rrugën “Oborishte” numër 5 në Sofje, ku më përpara gjendej Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Ajo është rinovuar, tavani i bukur është restauruar, është ruajtur dhe llambadari i bukur. Atje ka dhe një piano të re, me cilësi të lartë. Patjetër që dua të falënderoj Bashkinë e Kryeqytetit, e cila gjithmonë e përfshin konkursin në kalendarin e vet kulturor, si dhe Ministrinë e Kulturës. Këto institucione japin përkrahjen e vet të madhe për ngjarje të tilla të vlefshme dhe për shfaqjet e muzikantëve të rinj.

Le të shtojmë se edicioni i 15-të i “Virtuozëve të rinj”, kushtuar Panço Vlladigjerovit, është për vepra të pianos dhe të dhomës. Takimet e jurisë ndërkombëtare do të mbahen në dhjetor. Atëherë do të mësojmë se cilët janë autorët e rinj të dekoruar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD