Eurokomisionerja bullgare Maria Gabriel premton se po të zgjidhet që të përgjigjet për resorin e arsimit dhe politikës rinore, do të punojë për aplikimin e librezës evropiane të studentit. Duhet të hiqen pengesat para evropianëve të rinj për të udhëtuar dhe mësuar kudo në BE. Bota tashmë është digjitale, si fëmijët tanë, por arsimi ende nuk është ristrukturuar, konstaton Gabriel. Ajo shton se ruajtja e trashëgimisë kulturore evropiane, përfshi këtu atë digjitale, do të jetë ndër qëllimet e saj kryesore. Kandidatja bullgare shpreh përkrahje për sigurimin e një horizonti të gjerë për shkencëtarët evropianë, nga zbulimet e të cilëve varet përparimi ekonomik.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..