Autoritetet bullgare dhe franceze zbuluan një rrjet për trafikim të qenieve njerëzore dhe për eksploatim pune. Në Francë janë arrestuar tre bullgarë dhe një shtetas francez. Ata kanë organizuar trafikim të punëtorëve në rajonin e qytetit Lion.
167 bullgarë të analfabetë nga Bullgaria Veriperëndimore janë punësuar për të mbledhur rrush. Veprimtaria ilegale është zhvilluar krahas një biznesi të ligjshëm. Personat e punësuar me kontrata pune në një shoqëri tregtare bullgare janë dërguar me shërbim në Francë. Ata kanë nënshkraur kontrata me shoqërinë bullgare në gjuhë të huaj, pa kuptuar përmbajtjen e tyre, por me premtime për pagesa 60 euro për ditë. Pjesa më e madhe e këtyre parave është përvetësuar nga shoqëria.
Larja e parave të pista është kryer nëpërmjet veprimtarisë tregtare dhe investimeve në prona të patundshme në Francë.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..