Autoritetet bullgare dhe franceze zbuluan një rrjet për trafikim të qenieve njerëzore dhe për eksploatim pune. Në Francë janë arrestuar tre bullgarë dhe një shtetas francez. Ata kanë organizuar trafikim të punëtorëve në rajonin e qytetit Lion.
167 bullgarë të analfabetë nga Bullgaria Veriperëndimore janë punësuar për të mbledhur rrush. Veprimtaria ilegale është zhvilluar krahas një biznesi të ligjshëm. Personat e punësuar me kontrata pune në një shoqëri tregtare bullgare janë dërguar me shërbim në Francë. Ata kanë nënshkraur kontrata me shoqërinë bullgare në gjuhë të huaj, pa kuptuar përmbajtjen e tyre, por me premtime për pagesa 60 euro për ditë. Pjesa më e madhe e këtyre parave është përvetësuar nga shoqëria.
Larja e parave të pista është kryer nëpërmjet veprimtarisë tregtare dhe investimeve në prona të patundshme në Francë.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..