Shkaku për takimin tonë me Kris Zaharievin është libri i tij “Të humbasësh me qëllim”. ”Ky është sa libër, kaq dhe fotoalbum, udhëshkrim, ditar me kujtime dhe një kërcim mbrapa në kohën, në të cilën nis udhëtimi, i cili ka ndryshuar jetën time. Pa një plan, por me dy nga shokët e mi më të ngushtë, gjithë vera është përpara nesh, që të vizitojmë skajet më të nxehta dhe të largëta të atdheut tonë”- shkruan Kristian Zahariev, të cilin që të gjithë e njohin si Kris.
Në këtë moment ai është 21 vjeç, mëson për regjisor filmash në Akademinë Kombëtare për Arte Teatrale dhe Filmore, kurse më shumë se 5 vjet poston video në Youtube. Ka filluar me video qesharake, por duke u rritur ai vetë, rriteshin dhe idetë i tij. Pavarësisht se nuk ka për qëllim t'u ndikojë njerëzve, por vetëm të bëjë atë të cilën e pëlqen, gjatë vitit 2018 Kris Zahariev qe mes të zgjedhurit për “Iluminist të vitit”, pikërisht për shkak të serive në internet “Të humbasësh me qëllim”. Libri me të njëjtin titull gjithahstu dërgoi një mesazh të fortë:
“Në premierën e librit një prind, djali i të cilit akoma nuk ka lindur, më tha: “A mund të vësh firmën? - do t’ia dhurojë këtë libër kur të bëhet 15 vjeç. Që të mund ta lexojë atëherë.”
Por si filloi çdo gjë? Tre të rinj - Kris, Jasen dhe Stas, vendosin se verën e vet të fundit si adoleshentë do të realizojnë një udhëtim në vend - pa qëllime të caktuara paraprake dhe pa plane, do të humbasin me paramendim:
“Një ditë, derisa udhëtoja në tren shikoja njerëzit rreth meje në kupe – ata zbresin, ngjiten, kurse unë mendohesha për historitë interesante, të cilat mund të tregohen - tregon për lindjen e idesë Kris. Treni kalonte përmes stacioneve të vogla, të cilat nuk i kisha dëgjuar deri tani dhe fillova të mendoj sesi do të ishte një udhëtim përmes fshatrave të panjohura, të cilat nuk kanë atraksione turistike, muze, personalitete të njohura të cilat kanë lindur në to. Fshatra, në të cilat si parim nuk ka se çfarë të shikohet. Çfarë njerëzisht jetojnë aty dhe cilat mund të jenë historitë e tyre. Të humbasësh me qëllim” qe një projekt, i cili më digjte për një periudhë të gjatë kohe brenda tek unë.”
Dhe kështu Kris dhe shokët e tij “humbasin” para dy verave. Ku? “Aty, nga ku ikin njerëzit. Aty, ku buka vjen vetëm të mërkurën dhe të premten...”
Në seritë në internet, tre të rinjtë tregojnë jo vetëm për vendet , por dhe për njerëzit e Bullgarisë. Të tillë siç janë - njerëz që të pranojnë, dashamirës, ngandonjëherë njerëz të cilët vuajnë duke punuar së tepërmi. Tregojnë një Bullgari të ndryshme, për të cilën kanë dëgjuar shumë pak njerëz, sepse për të nuk flitet në lajme.
Personalisht për mua si regjisor i projektit, të nisem pa çfarëdo qoftë plani qe një sfidë e madhe. Çdo ditë kërkoja histori të ndryshme, por doli se sa më shumë e lija veten të shkoj aty, ku të na çojë era, kaq gjëra më interesante ndodheshin” tregon Kris.
Sipas tij mësimi më i madh nga udhëtimi është se po të besosh do renditet çdo gjë. Kurse mesazhi?
“Nuk mendoj se predikoj diçka - thotë Kris. Më tepër tregoj përjetime personale të një të riu 21 vjeç. Këto janë disa mesazhe për kërkimin e bukurisë, të jesh kureshtar dhe të besosh në çudira.”
Pas diplomimit të vet Kris është i vendosur të mbetet dhe të krijojë në Bullgari. Ka ide të shumta në kokën e tij, prandaj gjithmonë mban me vete një defter, në të cilin vazhdimisht shënon gjëra të reja. E pyetëm: Cila është Bullgaria dhe çfarë na mungon, me qenë se gjithmonë ankohemi se nuk na ecën?
“Me këtë udhëtim për herë të radhës e vërtetova se ne bullgarët jemi shumë mikpritës dhe se jemi gati të kujdesemi njëri për tjetrin. Kishte kaq shumë njerëz, të cilët na pritën në shtëpi pa na njohur fare dhe qenë gati të na ushqejnë, na ndihmuan me të gjitha gjërat. Kështu që ne mbajmë një mirësi në vetvete - thjesht duhet të mundohemi ta zbulojmë dhe të mund ta ruajmë, sepse ajo është shumë specifike. Kështu që gjëja, e cila na mungon është kjo të mund të pëlqehemi të tillë, siç jemi dhe të përqendrohemi te tiparet e mira, të cilat tanimë i mbajmë.”
Kurse urimi i tij ndaj ne të gjithëve është të mendojmë më shumë për vendimet dhe jo për problemet dhe të mos u besojmë njerëzve të cilët thonë se “Bullgaria nuk ia vlen”, sepse këtu ka gjëra shumë të mira.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..