Çdo njeri, i cili merret me artin muzikor, akoma gjatë viteve të para kupton se kjo është dashuri, prirje, por dhe punë e madhe. Që të mund të transmetosh kuptimin dhe bukurinë të cilat i “shikon” me zemrën tënde, kërkohen mjeshtëri teknike. Kurse ato duhet t’i fitosh përherë, çdo ditë dhe pa kompromise. Prandaj dhe ditët e pushimit shpesh janë kohë për një punë serioze. Për nxënësit nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” vera solli dhjetëra dekorata nga konkurset ndërkombëtare. Bile duke përgatitur këtë tekst, duhej të shtojnim akoma emra të laureatëve të rinj, kurse lista ende nuk është e plotë. Përpara disa ditëve në konkursin ndërkombëtar “Shpresat, talentet, mjeshtërit” në qytetin Dobriç (INTERNATIONAL YOUTH MUSIC COMPETITION “HOPES, TALENTS, MASTERS”), në pjesën për pianistë të rinj, Mario Bobocov (i cili është 17-vjeçar) fitoi dekoratën e parë, me të dytën u dekorua Angell Jallëçkovi (14-vjeçar). Në të njëjtin konkurs çmimin e madh e fitoi violinistja Llora Markova (16 vjeçe), kurse nxënës të shkollës morën dekorata të para dhe tek violinistët dhe tek violonçelistët. Një kampione sa u përket dekoratave është Marina Mravova – 13-vjeçe.
“Në ndryshim nga fëmijët e tjerë, të cilët u gëzohen pushimeve verore, për një pjesë të madhe nga nxënësit tanë vera është një kohë për koncerte dhe konkurse. Marina Mravova gjatë këtij viti shkollor fitoi përgjithësisht 8 dekorata. Mes tyre dhe një dekoratë të parë në Grand Prize Virtuoso, Amsterdam. Ajo morri pjesë në koncertin e laureatëve në sallën e shkëlqyer Concertgebouw në kryeqytetin holandez. Nga të gjitha dekoratat e para, në të gjitha lëndët dhe kategoritë e moshës, vetëm disa e patën këtë nder. Koncerti u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik në Amsterdam, kurse ajo u prezantua shkëlqyeshëm, dhe ky qe një përjetim dhe përvojë e mrekullueshme. Dimitër Conev, po kështu nxënësi im, gjatë muajit qershor fitoi dekoratën e parë në Konkursin Ndërkombëtar për pianistë të rinj në Vranje të Serbisë. Kuptohet se nuk mund të përmend që të gjithë të dekoruarit, por e di se na pret edhe një vit tjetër me punë këmbëngulëse, sepse për këto konkurse, koncerte, provime, projekte shkollore, fëmijët punojnë paralelisht me detyrat e tyre të drejtpërdrejta si nxënës. Në Shkollën Kombëtare Muzikore mësohen të gjitha lëndët, të cilat marrin pjesë në programet e shkollave të zakonshme të arsimit të përgjithshëm dhe gjithmonë e përdorim verën për një përgatitje më serioze mbi lëndën speciale”.
“Dekorata prestigjioze renditën në koleksionin e tyre dhe nxënësit në harpë” - tregon Kohar Andonjan , pedagoge në Shkollën Kombëtare Muzikore. “Viktoria Markova-15 vjeçe, gjatë gjithë verës u përgatit për konkursin Suoni d'Arpa 2019 në Itali, organizuar nga Asociacioni Italian i ekzekutuesve në harpë – vazhdon zonja Andonjan.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..