Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një verë e suksesshme për fëmijët nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”

Foto: stolica.bg

Çdo njeri, i cili merret me artin muzikor, akoma gjatë  viteve të para kupton se  kjo është dashuri, prirje, por dhe punë e madhe. Që të mund të transmetosh kuptimin dhe bukurinë të cilat i “shikon” me zemrën tënde, kërkohen mjeshtëri teknike. Kurse ato duhet t’i fitosh përherë, çdo ditë dhe pa kompromise. Prandaj  dhe ditët e pushimit shpesh janë kohë për një punë serioze. Për nxënësit nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” vera solli dhjetëra dekorata nga konkurset ndërkombëtare. Bile duke përgatitur këtë tekst, duhej të shtojnim akoma emra të laureatëve të rinj, kurse lista ende nuk është e plotë. Përpara disa ditëve në konkursin ndërkombëtar “Shpresat, talentet, mjeshtërit” në qytetin Dobriç (INTERNATIONAL YOUTH MUSIC COMPETITION  “HOPES, TALENTS, MASTERS”), në pjesën për pianistë të rinj, Mario Bobocov (i cili është 17-vjeçar) fitoi dekoratën e parë, me të dytën u dekorua Angell Jallëçkovi (14-vjeçar). Në të njëjtin konkurs çmimin e madh e fitoi violinistja Llora Markova (16 vjeçe), kurse nxënës të shkollës morën dekorata të para dhe tek violinistët dhe tek violonçelistët. Një kampione sa u përket dekoratave është Marina Mravova – 13-vjeçe.

Për të si dhe për nxënësit e saj të tjerë tregon Antonina Boneva – pianistja jonë e njohur dhe pedagoge në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”.

“Në ndryshim nga fëmijët e tjerë, të cilët u gëzohen pushimeve verore, për një pjesë të madhe nga nxënësit tanë vera është një kohë për koncerte dhe konkurse. Marina Mravova gjatë këtij viti shkollor fitoi përgjithësisht 8 dekorata. Mes tyre dhe një dekoratë të parë në Grand Prize Virtuoso, Amsterdam. Ajo morri pjesë në koncertin e laureatëve në sallën e shkëlqyer Concertgebouw në kryeqytetin holandez. Nga të gjitha dekoratat e para, në të gjitha lëndët dhe kategoritë e moshës, vetëm disa e patën këtë nder. Koncerti u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik në Amsterdam, kurse ajo u prezantua shkëlqyeshëm, dhe ky qe një përjetim dhe përvojë e mrekullueshme. Dimitër Conev, po kështu nxënësi im, gjatë muajit qershor fitoi dekoratën e parë në Konkursin Ndërkombëtar për pianistë të rinj në Vranje të Serbisë. Kuptohet se nuk mund të përmend që të gjithë të dekoruarit, por e di se na pret edhe një vit tjetër me punë këmbëngulëse, sepse për këto konkurse, koncerte, provime, projekte shkollore, fëmijët punojnë paralelisht me detyrat e tyre të drejtpërdrejta si nxënës. Në Shkollën Kombëtare Muzikore mësohen të gjitha lëndët, të cilat marrin pjesë në programet e shkollave të zakonshme të arsimit të përgjithshëm dhe gjithmonë e përdorim verën për një përgatitje më serioze mbi lëndën speciale”.

“Dekorata prestigjioze renditën në koleksionin e tyre dhe nxënësit në harpë” - tregon Kohar Andonjan , pedagoge në Shkollën Kombëtare Muzikore. “Viktoria Markova-15 vjeçe, gjatë gjithë verës u përgatit për konkursin Suoni d'Arpa 2019 në Itali, organizuar nga Asociacioni Italian i ekzekutuesve në harpë – vazhdon zonja Andonjan.

Konkursi është në një nivel shumë të lartë, dhe konkurrenca është mjaft e madhe. Dekoratë të parë dhe të tretë morën fëmijët nga Kina, kurse ajo u rendit në vendin e dytë. Mendoj se ky është një sukses i madh për shkollën bullgare. Viktoria  është shumë muzikore, gjithmonë kërkon  qëndrimin individual si interpretuese, kurse kjo me të vërtetë është një cilësi e vlefshme. Përfaqësuesit e jurisë posaçërisht më përshëndetën për zgjedhjen e repertorit dhe për mënyrën në të cilën i kemi përgatitur krijimet. Gjatë verës Viktoria qe në një klasë mjeshtërore në Paris, tek profesoresha Suzana Klinçerova, dhe ka ekzekutuar në një nga katedralet e mëdha të Parisit. Bashkë me nxënës tanë të tjerë, ajo do të marrë pjesë në një koncert të organizuar nga një firmë e njohur për prodhim të harpave. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që fëmijët tanë që të afrohen  deri tek instrumentet profesionale. Aktualisht po marrim pjesë në një fushatë për grumbullimin e mjeteve për harpë të re për Shkollën Kombëtare Muzikore. Në këtë fushatë do të na ndihmojë shoqata “Zogu i herët”. Duam që nxënësit tanë të kanë mundësi të punojnë me instrumentet më të mira, gjë e cila do t’i ndihmojë të përgatiten edhe më mirë për çdo gjë në aspekt profesional dhe personal dhe të na gëzojnë me sukseset e tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD