Qeveria i dha mandat ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova për negociata me kompaninë “Contur Global” për ndërprerjen e marrëveshjes për blerjen e korrentit nga ana e shtetit. Marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike nga shteti me çmime të llogaritura pa respektuar parimet e tregut të lirë është lidhur në vitin 2001 ndërmjet “Kompanisë Elektrike Kombëtare” dhe “Contur Global Maritsa Iztok 3”.
Motivi për ndryshimin e kërkuar është vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e çështjes gjyqësore kundër Bullgarisë për shkeljen e ambientit të konkurrencës. Sipas rregullave të BE-së marrëveshja në fjalë në fakt është ndihmë nga ana e shtetit bullgar për një kompani private – një praktikë që nuk lejohet në BE. Ankesa ishte paraqitur në Bruksel nga organi shtetëror i mbikëqyrjes – Komisioni i Kontrollit të Energjisë dhe Ujit.Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..
Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e..