Qeveria i dha mandat ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova për negociata me kompaninë “Contur Global” për ndërprerjen e marrëveshjes për blerjen e korrentit nga ana e shtetit. Marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike nga shteti me çmime të llogaritura pa respektuar parimet e tregut të lirë është lidhur në vitin 2001 ndërmjet “Kompanisë Elektrike Kombëtare” dhe “Contur Global Maritsa Iztok 3”.
Motivi për ndryshimin e kërkuar është vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e çështjes gjyqësore kundër Bullgarisë për shkeljen e ambientit të konkurrencës. Sipas rregullave të BE-së marrëveshja në fjalë në fakt është ndihmë nga ana e shtetit bullgar për një kompani private – një praktikë që nuk lejohet në BE. Ankesa ishte paraqitur në Bruksel nga organi shtetëror i mbikëqyrjes – Komisioni i Kontrollit të Energjisë dhe Ujit.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..