Erdoğani shqyrtoi situatën në Siri me presidentët Putin dhe TrumpE ardhmja e Sirisë ishte tema kryesore e bisedimeve në Moskë midis Presidentit turk Recep Erdoğan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Presidenti i Rusisë shprehu përkrahje për kërkesën turke për krijimin e një zone të sigurisë në Siri dhe deklaroi gjithashtu se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë mbi prodhimin e avionëve luftarakë Su-35 dhe Su-57. Të dy u morën vesh për veprime të përbashkëta të Rusisë dhe të Turqisë në Siri. Pasi u kthye në Turqi Erdoğani shqyrtoi temën për Sirinë edhe në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Dy liderët nënvizuan domosdoshmërinë për mbrojtje të popullsisë civile në Idlib dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre për shmangien e krizës humanitare në regjion. Presidenti turk ka frikë se ofensiva e trupave siriane kundër islamikëve që kanë lidhje me “Al Kajdën” në pjesën veriore të Sirisë mund të shkaktojë një fluks të ri refugjatësh drejt kufijve të Turqisë. Sipas fjalëve të tij atje 3.5 mln veta janë në prag të një krize humanitare.
BE-ja duhet të votojë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në union
U shpall data për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Kontrolli i përbashkët në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë lehtëson udhëtimin
Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë Zoran Zaev dhe Ana Brnabić hapën një vendkalim midis Tabanocit dhe Preshevës. Gjatë hapjes së këtij vendkalimi në kufirin e përbashkët të të dyja vendeve kryeministrat deklaruan se ai do të pakësojë dy herë kohën për kontrollin e dokumenteve, gjë që do ta lehtësojë punën e biznesit, do të rritë rrymën turistike dhe do të forcojë bashkëpunimin regjional.
Një greke 81 vjeçe notoi me windsurf nga Qefalonia deri në Peloponez
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..