Erdoğani shqyrtoi situatën në Siri me presidentët Putin dhe TrumpE ardhmja e Sirisë ishte tema kryesore e bisedimeve në Moskë midis Presidentit turk Recep Erdoğan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Presidenti i Rusisë shprehu përkrahje për kërkesën turke për krijimin e një zone të sigurisë në Siri dhe deklaroi gjithashtu se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë mbi prodhimin e avionëve luftarakë Su-35 dhe Su-57. Të dy u morën vesh për veprime të përbashkëta të Rusisë dhe të Turqisë në Siri. Pasi u kthye në Turqi Erdoğani shqyrtoi temën për Sirinë edhe në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Dy liderët nënvizuan domosdoshmërinë për mbrojtje të popullsisë civile në Idlib dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre për shmangien e krizës humanitare në regjion. Presidenti turk ka frikë se ofensiva e trupave siriane kundër islamikëve që kanë lidhje me “Al Kajdën” në pjesën veriore të Sirisë mund të shkaktojë një fluks të ri refugjatësh drejt kufijve të Turqisë. Sipas fjalëve të tij atje 3.5 mln veta janë në prag të një krize humanitare.
BE-ja duhet të votojë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në union
U shpall data për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Kontrolli i përbashkët në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë lehtëson udhëtimin
Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë Zoran Zaev dhe Ana Brnabić hapën një vendkalim midis Tabanocit dhe Preshevës. Gjatë hapjes së këtij vendkalimi në kufirin e përbashkët të të dyja vendeve kryeministrat deklaruan se ai do të pakësojë dy herë kohën për kontrollin e dokumenteve, gjë që do ta lehtësojë punën e biznesit, do të rritë rrymën turistike dhe do të forcojë bashkëpunimin regjional.
Një greke 81 vjeçe notoi me windsurf nga Qefalonia deri në Peloponez
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNë prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..