Erdoğani shqyrtoi situatën në Siri me presidentët Putin dhe TrumpE ardhmja e Sirisë ishte tema kryesore e bisedimeve në Moskë midis Presidentit turk Recep Erdoğan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Presidenti i Rusisë shprehu përkrahje për kërkesën turke për krijimin e një zone të sigurisë në Siri dhe deklaroi gjithashtu se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë mbi prodhimin e avionëve luftarakë Su-35 dhe Su-57. Të dy u morën vesh për veprime të përbashkëta të Rusisë dhe të Turqisë në Siri. Pasi u kthye në Turqi Erdoğani shqyrtoi temën për Sirinë edhe në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Dy liderët nënvizuan domosdoshmërinë për mbrojtje të popullsisë civile në Idlib dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre për shmangien e krizës humanitare në regjion. Presidenti turk ka frikë se ofensiva e trupave siriane kundër islamikëve që kanë lidhje me “Al Kajdën” në pjesën veriore të Sirisë mund të shkaktojë një fluks të ri refugjatësh drejt kufijve të Turqisë. Sipas fjalëve të tij atje 3.5 mln veta janë në prag të një krize humanitare.
BE-ja duhet të votojë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në union
U shpall data për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Kontrolli i përbashkët në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë lehtëson udhëtimin
Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë Zoran Zaev dhe Ana Brnabić hapën një vendkalim midis Tabanocit dhe Preshevës. Gjatë hapjes së këtij vendkalimi në kufirin e përbashkët të të dyja vendeve kryeministrat deklaruan se ai do të pakësojë dy herë kohën për kontrollin e dokumenteve, gjë që do ta lehtësojë punën e biznesit, do të rritë rrymën turistike dhe do të forcojë bashkëpunimin regjional.
Një greke 81 vjeçe notoi me windsurf nga Qefalonia deri në Peloponez
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaEmrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..