Në takim në Varshavë presidentët е Bullgarisë dhe Gjeorgjisë – Rumen Radev dhe Salome Zurabashvili kanë deklaruar se do të punojnë për inkurajimin e shkëmbimit ekonomik, investimeve reciproke dhe turizmit në rajonin e Detit të Zi. Është nënvizuar se me zhvillimin e korridoreve të transportit, atyre digjitale dhe energjetike shkëmbimi i mallrave do të arrijë 1 miliardë dollarë, duke pasur parasysh se tani ai është 600miliona dollarë për vit.
Bashkëbiseduesit kanë folur për hapjen eventuale të linjës ajrore midis të dyja vendeve, për thellimin e partneritetit dypalësh në shkencë, kulturë dhe arsim. Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë përpjekjet në kuadrin e negociatave shumëpalëshe për forcimin e qëndrueshmërisë së rajonit të Kaukazit, ka thënë presidenti Radev.
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..