Në kremten e krishterë Ilinden – 2 gusht (sipas stilit të vjetër, apo kalendarit julian) në Bullgari shënojmë përvjetorin e 116-të të Kryengritjes së Ilindenit. Në qytetin Bllagoevgrad, në sheshin qendror “Maqedonia” ishin vendosur kurora lulesh para monumentit të kapedanit Goce Dellçev. Kryengritja e vitit 1903 është pika kulmore e përpjekjeve nacionalçlirimtare të maqedonasve dhe bullgarëve nga pjesa jugore e krahinës Trakia. Organizatorja e kryengritjes është Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë dhe Edrenesë. Në betejat ndërmjet ushtrisë osmane 350-mijëshe në rajonet e qyteteve Manastir dhe Edrene janë vrarë 1000 kryengritës dhe 4 600 banorë vendas. Janë djegur 201 fshatra, 25 mijë veta gjejnë strehim në Principatën e Bullgarisë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..