Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

110 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Ilindenit

Снимка: vmro-varna.com
Sivjet mbushen 110 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Ilindenit e cila është pika më e nxehtë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të bullgarëve në Maqedoni dhe Edrene. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedhja osmane dhe sipas Traktatit të Berlinit (1878) këto territore mbetën nën pushtetin e Perandorisë Osmane. Pakënaqësia e popullit bullgar u shndërrua në luftë të organizuar, sidomos pasi u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase në Selanik (1893). Më pas në Maqedoni dhe Edrene u përhapën rrethe revolucionarësh.

Kryengritja e Ilindenit shpërtheu më 2 gusht 1903, Ditën e Shën Ilisë nga mori edhe emrin. Fillimisht ngritën krye revolucionarët në vilajetin e Manastirit. Kryengritja arriti kulmin e saj kur u pushtua qyteti i Krushevës dhe u shpall Republika e Krushevës. Më 19 gusht, Ditën e Shpërfytyrimit të Zotit, kryengritja shpëreu në Edrene. Revolucionarët arritën të çlironin shumë vendbanime në rajonin e malit Stranxha, si dhe qytetet bregdetare Carevo dhe Ahtopol. Andej u shpall Republika e Stranxhës e cila ekzistoi 26 ditë. Në malet Rodope çetat arritën të aktivizoheshin dhe të stoponin armikun. Në vendbanimet e çliruara u shpall pushtet revolucionar e demokratik sipas shembullit të Republikës së Krushevës. Në shumë vende ushtria osmane asgjësoi pika të rëndësishme për nga strategjia.

Përballë popullsisë kryengritëse në Maqedoni dhe Edrene, Perandoria Osmane dërgoi 350 000 ushtarë të armatosur. Duke qenë me rrezik dështimi, shtabi i përgjithshëm i kryengritjes i kërkoi qeverisë bullgare ndihmë urgjente. Mirëpo, Bullgaria u paralajmërua nga Fuqitë e Mëdha se ndërhyrja e saj eventuale do të shkaktojë probleme për shtetin. Në fund të fundit, kryengritja u shtyp nga ushtria osmane në shtator.

Përfundimet e Kryengritjes së Ilindenit janë këto: në Maqedoni dhe Edrene u zhvilluan 239 beteja, ku morën pjesë 26 400 kryengritës. U vënë flakën 201 fshatrave, u shkatërruan tërësisht 12 400 shtëpi, u vranë 4 700 veta dhe pa strehim u gjetën 70 800. Kurse 30 000 u detyruan të largoheshin nga vendlindjet e tyre dhe të kërkonin strehim në Bullgari.

Kryengritja e Ilindenit ka rëndësi të madhe sepse ia tregoi Evropës se popullsia në Maqedoni dhe Edrene nuk do ta dhurojë më pushtetin osman dhe se do të vazhdojë më tej luftën e saj të së drejtës kombëtare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна