Lideri i partisë VMRO Krasimir Karakaçanov, i cili është zëvendëskryeministër për problemet e rendit të brendshëm dhe sigurisë dhe Ministër i mbrojtjes shpalli se partia e tij e ka paraqitur në Këshillin e Ministrave një projekt për ndryshime në politikën e integrimit të romëve në Bullgari me masa konkrete për realizimin e saj. Masat parashikojnë ndalimin e ndihmës sociale kur fëmijët e familjes nuk shkojnë në shkollë ose kur njerëzit hedhin poshtë propozimet për kualifikim dhe punë. Në të ka ide për asgjësimin e getove të paligjshme dhe për t’i dhënë fund praktikës kriminale “fëmijët të lindin fëmijë”, etj. Plani do të përfshihet zyrtarisht në rendin e ditës të qeverisë, shpjegojnë nga VMRO-ja.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..