Ideja ime qe të krijoj në qytetin tim të lindjes një ansambël të ngjashëm me nxënësit më të mirë, kurse këtu ata janë shumë-tregon zoti Serafimov.Që të gjithë, të cilët kanë kaluar përmes “Aksent” kanë një realizim shumë të mirë, pjesa më e madhe prej tyre janë jashtë shtetit, mjerisht. Por, prandaj ata e popullarizojnë kulturën tonë kudo në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Mbajmë lidhje , prej tyre mësoj novitetet në fushën e instrumenteve të baterisë, mundohem të jem afër tyre dhe ti përkrahë. Mes tyre janë Orlin Gergov-pedagog në Madrid, Svetosllav Stojanov-në universitetin në Majami-Shtetet e Bashkuara, vajza tonë Vasilena e cila 14 vjet jeton në Paris, jep mësim aty dhe në Lozanë, Kirill Angjellov –në Shtetet e Bashkuara, Vlladimir Petrov-i cili u bie timpaneve në “Brukner orkestër”-Austri, janë të shumtë.
Avgustina ka përfunduar fakultetin për teori dhe kompozim të Akademisë Kombëtare Muzikore dhe vite me radhë jepte mësim në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” disiplina teorike, ajo është muzikolog në filarmoninë e qytetit Pleven, merr pjesë aktive në organizimin e pothuajse të gjitha ngjarjeve muzikore në qytet.Mbase dashuria ndaj instrumenteve të baterisë filloj akoma në Shkollën Muzikore në Sofje, të cilën e kam përfunduar, aty bashkënxënës të mi qenë Antonin Bzheçka, Boris Dinev, Iskra Palieva,. Kam ekzekutuar me ta akoma që atëherë-tregon ajo. Kam marrë pjesë në disa nga provat e para të “Poliritmijës”, të cilat zhvilloheshin në bodrumin e shkollës muzikore në Sofje, fillimisht me dirigjentin Dimitër Manollov, pas kësaj me Emill Tabakovin. I pëlqej shumë instrumentet e baterisë, ato janë shumë atraktive, mbase sepse në pjesën më të madhe të rasteve tingëllojnë si një ansambël dhe i bëjnë përshtypje publikut. Pasi përfunduam Akademinë Kombëtare Muzikore dhe erdhëm në qytetin Pleven, lindën vajzat tona dhe unë ju a përkushtova kohën time atyre. Kur fëmijët u rritën pak, filluan të ekzekutojnë në instrumentet e baterisë dhe në mënyrë fare të natyrshme e gjithë familja u përfshi në punën e ansamblit. Ajo e cila më drejton gjatë zgjedhjes së repertorit është fillimisht të “dëgjoj” pijes për nga ana e timbrit, të mund të llogaris nëse ajo mund të “vihet” në bateri dhe çfarë tingëllimi mund të arrihet. Në shkollën e krijuar nga Dobri Palevi, muzika bullgare është e përfshirë gjerësisht, fëmijët ekzekutojnë me lehtësi dimensionet e pabarabarta, nuk është e vështirë të përshtaten pijesa nga kompozitorët tanë.
Kabineti në të cilin zoti Serafimov zhvillon mësimet e tij, si dhe provat e ansamblit të nxënësve është plotë dritë, komod dhe i përmbushur me instrumente të shumta.
Instrumentet tona janë me të vërtetë profesionale, që të gjitha janë prej firmave të njohura-sqaron ai. Avgustina përgatiti projekte dhe fituam para për to rreth botimit të dytë dhe të tretë të “Festivalit për marimba dhe instrumente të baterisë”, të cilin e organizojmë në çdo 2 vjet në qytetin Pleven. Në shkollën tonë disponojmë me çdo gjë, e cila është e domosdoshme dhe me shumë guxim mund të them se baza më e mirë materiale është këtu.
Foto: arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..