Jemi të shqetësuar thellë dhe dënojmë shkallëzimin e ri të tensionit dhe atentatin kundër dy anijeve në Gjirin e Omanit, tha ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Në takimin me homologun e saj nga Emiratet e Bashkuara Arabe sheh Abdulla bin Zejed bin Sulltan Al Nahajan, ajo vuri në dukje se atentati i tanishëm u realizua vetëm një muaji pas atentatit në po këtë gji kundër 4 anijeve. Pas kësaj u sulmua një gyp në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Rritja e tensionit në rajon është jashtëzakonisht e rrezikshme, tha diplomatja e parë bullgare.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..