Në festivalin për artin e trupit /bodiart/ në Sofje, i cili do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave në sallën “Universiada” do të krijohet një Muze i tatuazheve. Ai do të njohë me rëndësinë e tatuazheve për kulturat e lashta dhe evolucionin e tyre. Për idenë e muzeut tregon Emill Saparevski-organizator i ngjarjes:
“Projekti është sa dëfryes, por dhe kaq një pjesë nga jeta jonë. Vendosëm të tregojmë makinat e vjetra, shtesa të ndryshme, revista dhe çdo gjë të cilën disponojmë në lidhje me historinë e tatuazhit në vendin tonë, të cilat tanimë nuk përdoren. Tani është mjaft më lehtë , në fillim nevojitej që njerëzit, të cilët merreshin me tatuazhe vetë të përgatisnin pjesën më të madhe të gjërave të cilat ju nevojiteshin”.
Drejtues i programit zbavitës do të jetë aktori bullgar Stanisllav Janevski, i cili fitoi një popullaritet me rolin e vet të Viktor Krumit në serinë e filmave për Hari Potër, që ka një status kulti. Në Tattoo Fest Sofia do të ketë dhe një prani ndërkombëtare-nga Greqia dhe Italia. Do të marrë pjesë dhe tattooisti më i njohur maqedonas Goran Miçiç:
“Goran është nga vala e re evropiane . Ai është shumë teknik, me një ndjenjë për kompozicion dhe estetikë dhe me një stil unikal në punën me ngjyrat. Një nga firmat më të mëdha për bojëra aktualisht lëshoi një seri me emrin me firmën e tij. Ai do të vijë me akoma 3 tattooist të tjerë nga studioja e tij”.
Festivali propozon një program të larmishëm. Përveç prezantimit të piktorëve të ndryshëm dhe të stileve po kështu të ndryshme, janë parashikuar dhe interpretime atraktive të vallëzimit si dhe interpretime akrobatike. Do të ketë dhe një pjesë kulinare-vepër të Petër Mihallçevit, i cili është i njohur si një nga shef-kuzhinierët me më shumë tatuazhe në Bullgari. Vizituesit do të mund të njihen po kështu me furnizimet e tatuazhit dhe kozmetikën mjekësore për kujdesin e lëkurës gjatë kohës dhe pas përfundimit të tatuazhit. Posaçërisht për ngjarjen do të mbërrijnë dhe artistë bullgarë nga jashtë. Emill Saparevski shton:
“Vizituesit do të mund të harrojnë telefonat e tyre dhe të bisedojnë lirisht me njerëz interesant dhe të këndshëm. Do të mund të shijojnë prezantimin kulinar të gjellëbërësit me më shumë tatuazhe dhe të gjellëbërësit më të mirë mes njerëzve me tatuazhe-Petër Mihallçev, të dëgjojnë muzikë të mirë nga DJ-të e ftuar prej nesh si dhe të shikojnë dhe të njihen me punën e studiove të ndryshme. Mjaft atraktiv për ta do të jetë dhe art fusion sesioni, gjatë kohës të të cilit do të pikturojmë mbi kartonë të mëdhenj. Njerëzit do të kenë mundësi të bëjnë fotografi në një vend të posaçëm të ndarë për këtë, të shikojnë se çfarë propozojnë eksportuesit, të cilët ofrojnë bizhuteri të shumtë, artikuj të tjerë të ndryshëm si dhe kuptohet të bëjnë një art trupor...dhe akoma shumë gjëra të tjera.”
Kultura e artit të trupit evropian lindor është e dallueshme jashtë shtetit-me një shenjë pozitive, thotë në final Emill Saparevski:
“Artistet bullgar ndjekin tendencat botërore, por tek ne ka piktorë të shkëlqyer, të cilët shumë lehtë dhe shumë shpejt gjejnë punë në studiot jashtë shtetit.”
Foto:arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..