Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po krijohet muzeu i parë i tatuazheve në Bullgari

Petër Mihallçev

Në festivalin për artin e trupit /bodiart/ në Sofje, i cili do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave në sallën “Universiada” do të krijohet një Muze i tatuazheve. Ai do të njohë me rëndësinë e tatuazheve për kulturat e lashta dhe evolucionin e tyre. Për idenë e muzeut tregon Emill Saparevski-organizator i ngjarjes:

“Projekti është sa dëfryes, por dhe kaq një pjesë nga jeta jonë. Vendosëm të tregojmë makinat e vjetra, shtesa të ndryshme, revista dhe çdo gjë të cilën disponojmë në lidhje me historinë e tatuazhit në vendin tonë, të cilat tanimë nuk përdoren. Tani është mjaft më lehtë , në fillim nevojitej që njerëzit, të cilët merreshin me tatuazhe vetë të përgatisnin pjesën më të madhe të gjërave të cilat ju nevojiteshin”.

Drejtues i programit zbavitës do të jetë aktori bullgar Stanisllav Janevski, i cili fitoi një popullaritet me rolin e vet të Viktor Krumit në serinë e filmave për Hari Potër, që ka një status kulti. Në Tattoo Fest Sofia do të ketë dhe një prani ndërkombëtare-nga Greqia dhe Italia. Do të marrë pjesë dhe tattooisti më i njohur maqedonas Goran Miçiç:

Goran është nga vala e re evropiane . Ai është shumë teknik, me një ndjenjë për kompozicion dhe estetikë dhe me një stil unikal në punën me ngjyrat. Një nga firmat më të mëdha për bojëra aktualisht lëshoi një seri me emrin me firmën e tij. Ai do të vijë me akoma 3 tattooist të tjerë nga studioja e tij”.

Festivali propozon një program të larmishëm. Përveç prezantimit të piktorëve të ndryshëm dhe të stileve po kështu të ndryshme, janë parashikuar dhe interpretime atraktive të vallëzimit si dhe interpretime akrobatike. Do të ketë dhe një pjesë kulinare-vepër të Petër Mihallçevit, i cili është i njohur si një nga shef-kuzhinierët me më shumë tatuazhe në Bullgari. Vizituesit do të mund të njihen po kështu me furnizimet e tatuazhit dhe kozmetikën mjekësore për kujdesin e lëkurës gjatë kohës dhe pas përfundimit të tatuazhit. Posaçërisht për ngjarjen do të mbërrijnë dhe artistë bullgarë nga jashtë. Emill Saparevski shton:

“Vizituesit do të mund të harrojnë  telefonat e tyre dhe të bisedojnë lirisht me njerëz interesant dhe të këndshëm. Do të mund të shijojnë prezantimin kulinar të gjellëbërësit me më shumë tatuazhe dhe të gjellëbërësit më të mirë mes njerëzve me tatuazhe-Petër Mihallçev, të dëgjojnë muzikë të mirë  nga DJ-të e ftuar prej nesh si dhe të shikojnë dhe të njihen me punën e studiove të ndryshme. Mjaft atraktiv për ta do të jetë dhe art fusion sesioni, gjatë kohës të të cilit do të pikturojmë mbi kartonë të mëdhenj. Njerëzit do të kenë mundësi të bëjnë fotografi në një vend të posaçëm të ndarë për këtë, të shikojnë se çfarë propozojnë eksportuesit, të cilët ofrojnë bizhuteri të shumtë, artikuj të tjerë të ndryshëm si dhe kuptohet të bëjnë një art trupor...dhe akoma shumë gjëra të tjera.”

Kultura e artit të trupit evropian lindor është e dallueshme jashtë shtetit-me një shenjë pozitive, thotë në final Emill Saparevski:

“Artistet bullgar ndjekin tendencat botërore, por tek ne ka piktorë të shkëlqyer, të cilët shumë lehtë dhe shumë shpejt gjejnë punë në studiot jashtë shtetit.”

Foto:arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD