Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e parë bullgare në ekspozitën e artit modern “LISTE” në Bazel

Galeria ”Sariev” në qytetin Plovdiv, do të jetë e para e cila do të prezantojë Bullgarinë në ekspozitën e artit modern “LISTE” në qytetin Bazel /LISTE Art Fair Basel/, që sivjet do të zhvillohet midis 10 dhe 16 qershor. Pjesëmarrja e galerisë bullgare do të thotë se njerëzit me ndikim në artin modern do të njihen nga afër me një pjesë nga arti bullgar.

Që të mund ti sigurosh vetes një pjesëmarrje në “LISTE”  duhet punë këmbëngulëse dhe strategji për profilin e plotë të galerisë, thotë galeristja Vesselina Sarieva.

“Para së gjithësh kjo është një njohje e madhe për galerinë tonë. LISTE është jo thjesht një ekspozitë për një art modern, por një platformë, në të cilën marrin pjesë galeri  nga të gjitha kontinentet dhe tregon galeritë dhe autorët më të rinjtë, më të suksesshëm, me perspektivë më të madhe në këtë moment. Për vit aty mblidhen njerëz nga e gjithë bota, mes të cilëve kuratorë, drejtorë të muzeve, koleksionues, artistë dhe galeristë, që të mund t’i ndjekin tendencat e reja. LISTE është një panair global, i cili jo vetëm se tregon tendencat, por dhe i imponon. Të marrësh pjesë në të është një përgjegjësi mjaft e madhe.”

Organizatorët e ekspozitës së artit modern në Bazel përpiqen të sigurojnë pjesëmarrjen e të gjitha skenave artistike botërore. Mes kushteve për pjesëmarrje, përveç taksës serioze, “është edhe pjesëmarrja e mëparshme në ekspozita prestigjioze ndërkombëtare dhe fokusimi mbi autorët e rinj, zhvillimin e të cilëve e ke ndihmuar. Galeria “Sariev”, por dhe fondacioni i drejtuar nga Veselina Sarieva “Artet e hapura”, punojnë aktivisht në këtë drejtim. Ndër projektet e tyre është “Hyrja në artin bashkëkohor”, e botuar në gjuhën bullgare dhe në gjuhën angleze, faqja e internetit  Open Art Files, e cila prezanton autorët bullgarë dhe galeritë tek ne, kritikë artistike dhe një bazë të dhënash për artin modern.

Mediat ndërkombëtare tanimë po tregojnë interes ndaj pjesëmarrjes bullgare, me të cilën arrihet qëllimi kryesor, e pikërisht – të të venë re:

“Ne duam të vazhdojmë të marrim pjesë në LISTE  dhe t’u japim shembull kolegëve tanë të tjerë. Përpara viteve kishte një bum të galerive rumune. Aktualisht aty marrin pjesë 3 ose 4 prej tyre dhe ato kanë pozita të forta. Ëndrra ime është që kjo të bëhete dhe me artin modern bullgar”.

Sipas Veselina Sarievës pjesëmarrja më aktive e artit modern bullgar do të sillte tek ne koleksionues – të ashtuquajturit turistë të luksit, të cilët do të blejnë prodhime të artit.

Për ekspozitën në Bazel galeria “Sariev” ka zgjedhur të prezantojë piktorin Vikenti Komitski i cili punon midis Sofjes dhe Berlinit. Komitski punon në fushën e asemblazhit (assemblage) – krijon kompozicione prej sendeve dhe elementeve artistike - ngjyra, stofra, të ngjashme me kolazhin, të cilat janë voluminoze. Përse pikërisht ai dhe me çfarë akoma bën përshtypje stili i tij, sqaron Veselina Sarieva:


“Ai është një autor bullgar, mbajtës i dekoratës “Baza” për piktor të ri. Aktualisht punon aktivisht dhe ka një seri të re veprash të krijuara prej ambalazhi, prej sendeve, të lidhura me jetën e përditshme, të cilat ai i përcakton si diçka midis “internet-vandalizmit” dhe “konstruktivizmit bauhaus”. Në to shumë shpesh janë të pranishmeme. Vihen çështje dhe pyetje për rolin e kafshëve sot dhe çfarë në fakt përbën ekzotikja. Në lidhje me pjesëmarrjen e tij po përgatisim katalogun e tij të parë të vogël. Komitski jo vetëm se do të prezantohet në seksionin kryesor të panairit, ku do të jetë pavijoni ynë, por po kështu është zgjedhur për programin video të ekspozitës, ku do të  prezantojë dhe një video të vet.”

Në rreth 30 metra katrore në ekspozitën  “LISTE” në Bazel do të tregohen 6 vepra të mëdha dhe 5 kolazhe të Vikenti Komitskit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Galeria ”Sariev”


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD