Galeria ”Sariev” në qytetin Plovdiv, do të jetë e para e cila do të prezantojë Bullgarinë në ekspozitën e artit modern “LISTE” në qytetin Bazel /LISTE Art Fair Basel/, që sivjet do të zhvillohet midis 10 dhe 16 qershor. Pjesëmarrja e galerisë bullgare do të thotë se njerëzit me ndikim në artin modern do të njihen nga afër me një pjesë nga arti bullgar.
Që të mund ti sigurosh vetes një pjesëmarrje në “LISTE” duhet punë këmbëngulëse dhe strategji për profilin e plotë të galerisë, thotë galeristja Vesselina Sarieva.
“Para së gjithësh kjo është një njohje e madhe për galerinë tonë. “LISTE” është jo thjesht një ekspozitë për një art modern, por një platformë, në të cilën marrin pjesë galeri nga të gjitha kontinentet dhe tregon galeritë dhe autorët më të rinjtë, më të suksesshëm, me perspektivë më të madhe në këtë moment. Për vit aty mblidhen njerëz nga e gjithë bota, mes të cilëve kuratorë, drejtorë të muzeve, koleksionues, artistë dhe galeristë, që të mund t’i ndjekin tendencat e reja. “LISTE” është një panair global, i cili jo vetëm se tregon tendencat, por dhe i imponon. Të marrësh pjesë në të është një përgjegjësi mjaft e madhe.”
Organizatorët e ekspozitës së artit modern në Bazel përpiqen të sigurojnë pjesëmarrjen e të gjitha skenave artistike botërore. Mes kushteve për pjesëmarrje, përveç taksës serioze, “është edhe pjesëmarrja e mëparshme në ekspozita prestigjioze ndërkombëtare dhe fokusimi mbi autorët e rinj, zhvillimin e të cilëve e ke ndihmuar. Galeria “Sariev”, por dhe fondacioni i drejtuar nga Veselina Sarieva “Artet e hapura”, punojnë aktivisht në këtë drejtim. Ndër projektet e tyre është “Hyrja në artin bashkëkohor”, e botuar në gjuhën bullgare dhe në gjuhën angleze, faqja e internetit Open Art Files, e cila prezanton autorët bullgarë dhe galeritë tek ne, kritikë artistike dhe një bazë të dhënash për artin modern.
Mediat ndërkombëtare tanimë po tregojnë interes ndaj pjesëmarrjes bullgare, me të cilën arrihet qëllimi kryesor, e pikërisht – të të venë re:
“Ne duam të vazhdojmë të marrim pjesë në “LISTE” dhe t’u japim shembull kolegëve tanë të tjerë. Përpara viteve kishte një bum të galerive rumune. Aktualisht aty marrin pjesë 3 ose 4 prej tyre dhe ato kanë pozita të forta. Ëndrra ime është që kjo të bëhete dhe me artin modern bullgar”.
Sipas Veselina Sarievës pjesëmarrja më aktive e artit modern bullgar do të sillte tek ne koleksionues – të ashtuquajturit turistë të luksit, të cilët do të blejnë prodhime të artit.
Për ekspozitën në Bazel galeria “Sariev” ka zgjedhur të prezantojë piktorin Vikenti Komitski i cili punon midis Sofjes dhe Berlinit. Komitski punon në fushën e asemblazhit (assemblage) – krijon kompozicione prej sendeve dhe elementeve artistike - ngjyra, stofra, të ngjashme me kolazhin, të cilat janë voluminoze. Përse pikërisht ai dhe me çfarë akoma bën përshtypje stili i tij, sqaron Veselina Sarieva:
“Ai është një autor bullgar, mbajtës i dekoratës “Baza” për piktor të ri. Aktualisht punon aktivisht dhe ka një seri të re veprash të krijuara prej ambalazhi, prej sendeve, të lidhura me jetën e përditshme, të cilat ai i përcakton si diçka midis “internet-vandalizmit” dhe “konstruktivizmit bauhaus”. Në to shumë shpesh janë të pranishmeme. Vihen çështje dhe pyetje për rolin e kafshëve sot dhe çfarë në fakt përbën ekzotikja. Në lidhje me pjesëmarrjen e tij po përgatisim katalogun e tij të parë të vogël. Komitski jo vetëm se do të prezantohet në seksionin kryesor të panairit, ku do të jetë pavijoni ynë, por po kështu është zgjedhur për programin video të ekspozitës, ku do të prezantojë dhe një video të vet.”
Në rreth 30 metra katrore në ekspozitën “LISTE” në Bazel do të tregohen 6 vepra të mëdha dhe 5 kolazhe të Vikenti Komitskit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Galeria ”Sariev”Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..