Më 6 qershor në Muzeun Historik Kombëtar hapi dyert ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!”. Ajo është pjesë e “Javës së Shqipërisë në Sofje”, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari:
“Faleminderit Muzeun Historik Kombëtar në Sofje për përkrahjen e ofruar në organizimin bashkë me Muzeun tonë Historik Kombëtar të kësaj ekspozite në të bardhë dhe të zezë” – tha gjatë ceremonisë së inaugurimit Ambasadorja Donika Hoxha. “Dua të them gjithashtu se ajo është lidhur me përvjetorin e 105-të të themelimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ne sollëm dokumente historike, të cilat pasqyrojnë këto lidhje një shekullore. Dua të falënderoj edhe ish-ambasadorit të Bullgarisë në Shqipëri Bobi Bobev, i cili na ofroi për ekspozitën medaljen e tij të dhënë nga Presidenti ynë i Republikës për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale”.
Mysafiri i posaçëm i këtij aktiviteti ishte drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë Dorian Koçi. Vizita e tij në Sofje është lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe një memorandumi të besimit të mirë midis dy muzeve kombëtare –“diçka që ka bërë të mundur që këtej e tutje ky bashkëpunim të mos mbetet vetëm në këtë ekspozitë, por të kemi një bashkëpunim edhe më të frytshëm midis dy institucioneve në të gjitha fushat përkatëse – në fushën e muzeologjisë, arkeologjisë, kërkimit shkencor, trajnimeve etj” – tha në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë zoti Koçi.
Më shumë për planet e ardhshme për bashkëpunim dhe për vetë ekspozitën “Tungjatjeta, emri im është Tirana”, ju ftojmë të dëgjoni nga vetë drejtori Dorian Koçi.
Foto: BTA
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..