Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Takimi i Patrikut bullgar Neofit me Ambasadoren Donika Hoxha

Снимка: Ambasada shqiptare në Sofje

Të enjten në Sofje u zhvillua takimi i Patrikut të shenjtë të Bullgarisë Neofit me Shkëlqesinë e saj Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Ajo falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar nga ana e kreut të Kishës Ortodokse Bullgare dhe nënvizoi se Bullgaria dhe Shqipëria janë vende me të kaluarën e afërt dhe me histori të përbashkët. “Kisha Shqiptare është me e re sesa e jotja - Kisha Bullgare është ndër më të vjetrat në Evropë, me shumë tradita në përhapjen e së mirës ndër njerëzit” – tha Ambasadorja Hoxha, duke shtuar se 26% prej popullsisë së shtetit të saj janë pjesë e bashkësisë ortodokse shqiptare dhe kishat ortodokse në Shqipëri tashmë janë më shumë se 1 mijë.

“Duhet të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim. Shpresojmë se Gadishulli Ballkanik do të jetë një vend i paqes dhe i sukseseve në zhvillimin e tij të ardhshëm”, tha Tërëshenjtëria e tij Patriku Neofit. Ambasadorja Hoxha tha gjithashtu se Bullgaria është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugëtimin e shtetit të saj ndaj anëtarësisë në Bashkimin Evropian – gjë e cila akoma më shumë i forcon lidhjet ndërmjet të dyja shteteve. Ajo shtoi gjithashtu se Ambasada e Republikës së Shqipërisë është e hapur për të gjitha nismat dhe veprimtaritë, me të cilat Kisha Ortodokse Bullgare do të dëshironte të bashkëpunonte me qeverinë e Shqipërisë në përkrahje të minoritetit bullgar në vend. Takimi përfundoi me urime për suksese të ardhshme në bashkëpunim dhe për iniciative të reja të dobishme. 


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна