Rreth 30 të rinj të talentuar , përfaqësues të 6 vendeve, matën forca në edicionin e tretë të konkursit “Gena Dimitrova” në qytetin Pleven. I krijuar nga këngëtarja jonë e madhe e operës, gara qe rivendosur pas një ndërprerjeje 10 vjeçare.
“Jam i lumtur, kryem një punë tepër të mirë - tregoi Ljubomir Djakovski, drejtor i filarmonisë së qytetit Pleven dhe organizator kryesor i ngjarjes.Këta artistë të rinj, të cilëve publiku u duartrokiti me kaq përzemërsi, së shpejti do të nisen nëpër skenat e mëdha. I jemi shumë mirënjohës Ministrisë së Kulturës, nën patronazhin e së cilës u zhvillua konkursi, si dhe bashkisë së qytetit Pleven për përkrahjen e madhe.”
Najden Todorov, dirigjent kryesor i filarmonisë së Sofjes, kryetar i jurisë dhe dirigjent i koncertit përfundimtar, përgjithësoi përshtypjet e tij kështu: “Është gjë shumë e mirë, se në një moment në të cilin përsërisim: “Asgjë nuk po ecën në shtet”, del se nuk është po kështu. Kemi një brez të ri të entuziazmuar, i cili vjen pas nesh dhe në fakt bën çudira. Kjo është plejada e ardhshme e këngëtarëve të rinj. Jam i lumtur , se në sajë të konkursit kemi mundësi t’i zbulojmë dhe t’i përkrahim në rrugën, të cilën ata e kanë zgjedhur. Gena Dimitrova nuk qe vetëm një këngëtare e shkëlqyer e operës, ajo qe nga ata njerëz të madhërishëm të cilët lindin njëherë në njëmijë vjet. Jam i lumtur se ka konkurs me emrin e saj, sepse kështu ruajmë kujtimin për të. Jam më se i lumtur se ka këngëtarë të rinj të shkëlqyer, të cilët e vazhdojnë veprimtarinë e saj.”
Në juri qe dhe këngëtarja e njohur e operës Darina Takova, kryetare e fondacionit me të njëjtin emër për të ndihmuar talentet e reja të operës. “Punuam në një konsensus të plotë - tha zonja Takova. U munduam të mos të ketë këngëtarë të nënvlerësuar. U dhanë dekorata inkurajuese dhe çmime të tjera të posaçme. Ishte një konkurs i lumtur, një final i lumtur, të gjithë njerëzit e rinj ishin të lumtur...Unë isha në jurinë e edicionit të dytë përpara 10 vjetëve. Fituesit e tij tani janë nëpër skenat dhe jam e sigurt se me krenari e shkruajnë emrin e konkursit në biografitë e tij.”
Kalludi Kalludov , një nga tenorët tanë më të mëdhenj, shënoi: “Një konkurs i vështirë. Përpara 13 vjetëve Gena ka vendosur të jetë kombëtar, por është mirë se kishte dhe të huaj. Deri në fund nuk më besohej , se do të zhvillohej. Jam i bindur se pas dy vjetëve këtu do të këndojnë akoma më shumë talente.”
I huaji i vetëm në juri qe Adrian Holender nga Austria, i cili drejton një agjenci për impresario, një post i trashëguar nga babai i tij - drejtor shumëvjeçar i operës shtetërore të Vjenës. “Prej viteve punoj si menaxher të këngëtarëve të operës, organizoj festivale dhe koncerte. Gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me këngëtarët e mëdhenj bullgar, mes të cilëve është dhe Gena Dimitrova. Në Bullgari zbuloj zëra të shkëlqyer të rinj, kemi punuar me orkestratë shkëlqyera bullgare. Një nga interpretueset më të mëdha botërore të roleve dramatike soprano meriton një konkurs të tillë dhe qyteti Pleven është vendi më i logjikshëm për këtë-ajo është e lidhur me këtë qytet. Mendoj se në këtë edicion morën pjesë interpretues të shumtë premtues. Me rëndësi është se në koncertin përfundimtar të dekoruarit kanë mundësi të këndojnë me orkestër, nën drejtimin e një dirigjenti kaq të mirë, si Najden Todorov.”
Në gala koncertin, i cili është kthyer në një festë emocionuese, kënduan që të gjithë mbajtësit e çmimeve themelore, si dhe të dekoruarit me çmime inkurajuese, me dekorata të posaçme e kështu me radhë. Ja se çfarë tha Dumba Tatenda, i cili ka fituar çmimin për interpretim më të mirë të një kënge bullgare nga një pjesëmarrës i huaj: “Kam lindur në Zimbabve, jetoj në Tunizi. Nuk dija asgjë për kulturën tuaj, por duhej të mësoja fjalë në gjuhën bullgare dhe kjo qe një përvojë e shkëlqyer për mua. Jam shumë i lumtur, se e fitova këtë çmim.”
Mohamed Esajed, po kështu nga Tunizia fitoi çmimin e tretë, të cilin e ndau me bullgarin Kristian Hristov-student në “Mozarteumin“ në Salsburg. Vetëm përpara 7 muajve ju takuam me Mihaill Mihajllovin /nxënës i Akademisë Kombëtare Muzikore/ si mbajtës i çmimit të parë nga Konkursi për këndim dhome “Panço Vlladigjerov” në qytetin Shumen. Ai është dhe fituesi i padiskutueshëm tek meshkujt në konkursin “Gena Dimitrova”. “Ky është vendi im i parë i një koncerti krejtësisht operistik. Në kohën tonë njeriu vështirë gjen veten, prandaj nuk kërkoj idhuj, por punoj për përsosmërinë time personale. Në koncertin përfundimtar këndova me një kënaqësi të madhe dhe mendoj se publiku e vlerësoi. Kjo dekoratë më jep bindjen dhe shpresën se jam në rrugë të drejtë.”
Çmim të parë fitoi dhe Pllamena Girginova, po kështu nxënëse e Akademisë Kombëtare Muzikore. Asaj i qe dhënë dhe dekorata për interpretim më të mirë të një kënge bullgare.
Çmimin e dytë e ndanë Aleksandrina Mihajllova dhe Svetllana Ivanova, kurse e treta u bë Viktoria Pigova. Inkurajime morën Glloria Këneta dhe Katarina Radovanoviç nga Serbia, kurse Katazhina Sigula nga Polonia dhe Anita Shishkova fituan një pjesëmarrje falas në klasat e mjeshtërisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..