Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

E rivendosën konkursin operistik për të rinj “Gena Dimitrova”

Автор:
Gena Dimitrova
Снимка: arkiv

Konkursi do të zhvillohet nga data 19 deri më 23 maj në qytetin Pleven. Organizatore është filarmonia e qytetit Pleven, me përkrahjen e Ministrisë së kulturës dhe të bashkisë së qytetit Pleven. Këngëtarët e rinj, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë, akoma kanë kohë të përgatiten, si dhe të aplikojnë – afati është deri më 2 maj. I krijuar me idenë e vetë Gena Dimitrovës, konkursi deri tani ka pasur vetëm dy edicione. Për herë të parë zhvillohet gjatë vitit 2006-një vit pasi këngëtarja jonë e madhe e operës iku nga kjo botë. Konkursi i dytë u organizua në vitin 2009. Pas kësaj në vazhdim të disa viteve shumë banorë të shquar të qytetit të Plevenit mundoheshin të gjejnë mjete për rivendosjen e forumit operistik.

Më shumë për këtë mësojmë nga Augustina Serafimova – muzikologe në Filarmininë e Plevenit  dhe anëtare e ekipit organizativ:

“Edicioni i dytë i konkursit u zhvillua para 10 vjetëve. Për gëzimin tonë Filarmonia e qytetit Pleven, e cila është organizatore, mori një përkrahje serioze nga bashkia e qytetit dhe kështu ëndrra e banuesve të shumtë të qytetit më në fund është duke u realizuar. Për konkursin e parë punoi vetë Gena Dimitrova, bashkë me maestron Gjeorgji Notev, dirigjent i Filarmonisë së Plevenit gjatë asaj kohe. Zoti Rumen Petkov – atëherë ministër i punëve të brendshme, ndihmoi për sigurimin e mjeteve financiare. Konkursi ishte themeluar, që të mund t’i përgjigjet një nevoje të fortë shpirtërore. Në fund të viteve 90 të shekullit të kaluar ishte mbyllur Teatri Operistik i qytetit Pleven, kurse në qytet ky art ka një numër mjaft të madhe adhuruesish. Vetë Gena Dimitrova, e njohur nëpër të gjithë botën, e cila ka kënduar në teatrot më të mëdha të operës, ishte lidhur në Beglezh-një nga fshatrat në rajonin e Plevenit dhe ajo shumë herë është paraqitur në skenën e Teatrit Operistik të këtij qyteti. Jo njëherë ka marrë pjesë në spektakle bamirëse – për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e Panoramës së qytetit (Monumenti-muze kushtuar çlirimit të qytetit nga sundimi osman ), si dhe për kauza të tjera të rëndësishme. Në qytetin tonë zhvillohen dhe Ditët e Laureatëve “Katja Popova”. Në skenën e këtij forumi marrin pjesë instrumentistë të rinj dhe talente të operës nga e gjithë bota. Rivendosja e konkursit, i cili do të zhvillohet gjatë muajit maj është me të vërtetë një ngjarje e madhe për ne”.

Kryetar i jurisë sivjet është Najden Todorov – drejtor i filarmonisë së Sofjes /dhe dirigjent i koncertit përfundimtar/. Bashkë me të do të punojnë këngëtarët tanë të njohur dhe pedagogë Aleksandrina Millçeva, Darina Takova, Kalludi Kalludov, bashkë me regjisorin austriak të shfaqjeve operistike dhe producent Adrian Hollaender.

“Rregullorja është e ruajtur kështu siç e kanë punuar Gena Dimitrova dhe Gjeorgji Notevi”  – thotë akoma zonja Serafimova. “Pavarësisht se konkursi është i menduar si kombëtar, akoma në edicionin e dytë u paraqitën studentë të huaj nga Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Prandaj tani po kështu vendosëm të bëjmë konkurs me pjesëmarrës nga jashtë. Kjo mbase  më tepër i përgjigjet emrit, të cilin e mban, sepse Gena Dimitrova ishte njeri i artit, por dhe “njeri i botës”. Në konkurs mund të marrin pjesë burra dhe gra në moshë mbi 18 vjeç. Gratë duhet të jenë jo më shumë se 32 vjeçe, kurse burrat jo më shumë se 35 vjeç. Si në çdo konkurs, dëgjimet e pjesëmarrësve do të renditen sipas shortit. Në rrethin e parë kandidatët duhet të këndojnë një arie dhecabaletta sipas zgjedhjes së vet, si dhe një këngë prej ndonjë kompozitori bullgar. Kurse në rrethin e dytë – arie të Mocartit dhe një arie sipas zgjedhjes së vetë këngëtarit. Të gjitha ariet dhe këngët duhet të këndohen sipas tekstit dhe muzikës origjinale në shoqërim të pianos. Koncerti përfundimtar është më 23 maj, në prag të festës sonë më të ndritshme – Dita e kulturës bullgare dhe e shkrimit sllav. Do të marrin pjesë këngëtarët e dekoruar, të shoqëruar nga Filarmonia e qytetit Pleven.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени