Me rastin e festës së shkrimit sllav dhe të kulturës bullgare – 24 maj, biblioteka regjionale “Dora Gabe” në qytetin Dobriç paraqet një nga veprat më të vlershme të ekspozitës “Një libër – shumë botime”.
Në koleksion është edicioni i tretë i romanit të Patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov – “Nën zgjedhë” nga viti 1896. Ndër 30 ilustrimet e romanit ka vepra të piktorit të njohur Ivan Mërkviçka, i cili është autori i një pjese prej pikturave në muret e tempullit “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Një nga thesaret letrare është edhe botimi i parë i “Shënimeve për kryengritjet bullgare” të Zahari Stojanovit, botuar në Plovdiv në vitin 1884.
Ndër kryeveprat e klasikes botërore është “Ferri” i Dante Alighierit nga viti 1906 – botimi i parë i përkthimit të parë në gjuhën bullgare të Konstantin Veliçkovit, me 76 ilustrime nga Gustave Doré. Theksi në koleksion janë botimet nga viti 1927 deri më sot të Jordan Jovkovit dhe Dora Gabes, të cilët janë frymëzuar nga Dobruxha.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..