850 mijë euro do të lëshojë Këshilli i Ministrave për spitalin e vetëm të specializuar për fëmijë “Profesor Ivan Mitev” në Sofje. Mjetet do të sigurohet në kuadrin e programit “Shëndeti i Nënës dhe Fëmijës”. Këtë e tha Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev pas takimit të mjekëve nga spitali i specializuar me Kryeministri Bojko Borisov. Paratë do të përdoren për shërimin e fëmijëve dhe për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermiereve në spital. Ky vendim erdhi pas protestës së radhës së pediatrëve me kërkesë për heqjen e limiteve financiare për shërimin e fëmijëve dhe për paga të denja. Përveç kësaj mjekët kërkonin dhe një status të posaçëm të spitalit të tyre me 100% financim shtetëror. – d.m.th. përkrahje më serioze nga ana e shtetit për shëndetin e fëmijëve.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..