Sot kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllav. Vëllezërit sllavë janë të njohur si shenjtorë akoma në fund të shekullit të IX, kurse informacioni për festimet e para të ditës së tyre më 11 maj është që nga shekulli i XII.
Gjatë periudhës së Rilindjes në Bullgari kjo datë afirmohet si një festë kishtare e Apostujve të Shenjtë. Alfabeti i krijuar prej tyre, i njohur si “glagolica” (глаголица) gërsheton tre shenjat е krishterimit – trekëndëshin, kryqin dhe rrethin. Konsiderohet se krijimi i këtij alfabeti është bërë në manastirin “Shën Polihron” në Azinë e Vogël, ku mbase janë përkthyer në gjuhën sllave librat më të rëndësishëm për shërbesat e krishtera. Në mesin e shekullit të IX në Moravinë e Madhe, të dy vëllezërit bashkë me nxënës të vet vënë themelet e shkollës letrare të Moravisë së Madhe. Pas kësaj nisen për në Venecie, ku Kirill zhvillon diskutimin e famshëm për dogmën tre-gjuhësore me klerin latin. Sipas kësaj dogme, krishterimi mund të predikohet vetëm në tre gjuhë: hebraike, greke dhe latine. Logjika e tij e fort, argumentet e arsyetuara teorike fitojnë në debat. Pas diskutimit në Venecie të dy vëllezërit mbërrijnë në Romë, ku pak pas kësaj Kirill vdes. Ai është i varrosur me solemnitet në kishën “San Klemente”.
Një mijë vjet më vonë, gjatë vitit 1881, në Romë kremtojnë për herë të parë kujtimin e të dy vëllezërve. Në lidhje me këtë përvjetor në bazilikën “San Klemente”, me ndihmën e disa shteteve është ndërtuar një faltore, në të cilën janë vendosura eshtrat e tij. Njohja e madhe për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të krijuesve të shkrimit sllav në kontinentin e Vjetër vjen më 31 dhjetor 1980, kur papa Gjon Pali i II i shpall vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij përkrahës të Evropës. Sot emri i tyre pasqyron urën shpirtërore midis traditave të krishtera lindore dhe perëndimore, si dhe unitetin kulturor të Evropës.
Një prift ushtarak i thjeshtë realizon kontaktin e tij të parë me Bullgarinë në vitin 1921, duke ardhur me detyrën për të kërkuar ushtarë italianë të zhdukur pa gjurmë gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, ai nuk mbetet indiferent ndaj fatit të..
Që nga përpjekjet e para për të fluturuar me krahë të ndërtuara vetë që në shekullin e 19-të, deri te fluturimet e para luftarake në botë me qëllime zbulimi dhe bombardimi. Nga ulja e parë e suksesshme në histori e një aeroplani me motor të ndalur,..
Llulla nga fundi i shekullit XVII, nga shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, si dhe tradita e kultivimit të duhanit në Bullgari, janë paraqitur në ekspozitën më të re të Muzeut Arkeologjik të Burgasit. "Këto lloj llullash gjenden shpesh në..
Një prift ushtarak i thjeshtë realizon kontaktin e tij të parë me Bullgarinë në vitin 1921, duke ardhur me detyrën për të kërkuar ushtarë italianë të..