Komisioni Evropian prognozon një përshpejtim të rritjes ekonomike në Bullgari deri më 3,3% për vitin 2019 dhe 3,4% gjatë vitit 2020, me inflacioni vjetor në nivelin 2%. Sipas ekonomistëve nga Akademia Bullgare e Shkencave pavarësisht nga vonimi i rritjes, ai mbetet mbi nivelin mesatar për vendet e Bashkimit Evropian, por dhe mes rritjeve më modeste ndër vendet e reja anëtare. Në një forum në Sofje ekonomisti Krasen Stançev tha se anëtarësia e Bullgarisë në Bashkimin Evropian është periudha më e gjatë e rritjes ekonomike për Bullgarinë. Për 20 vjetët e fundit Bullgaria është bërë 4 herë më e pasur, kurse të ardhurat janë rritur trefish. Në qoftë se gjatë vitit 1999 të ardhurat mesatare të popullsisë kanë qenë 23% të atyre bruto në Bashkimin Evropian, sot ato janë 52%. Bullgaria është dhe vendi me përqindje më të madhe të investimeve të huaja në Bashkimin Evropian dhe ato formojnë 80% prej Produktit të Brendshëm Bruto, nënvizoi Stançev.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..