Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria konstaton rritje ekonomike 20-vjeçare

Foto: arkiv

Komisioni Evropian prognozon një përshpejtim të rritjes ekonomike në Bullgari deri më 3,3% për vitin 2019 dhe 3,4% gjatë vitit 2020, me inflacioni vjetor në nivelin 2%. Sipas ekonomistëve nga Akademia Bullgare e Shkencave pavarësisht nga vonimi i rritjes, ai mbetet mbi nivelin mesatar për vendet e Bashkimit Evropian, por dhe mes rritjeve më modeste ndër vendet e reja anëtare. Në një forum në Sofje ekonomisti Krasen Stançev  tha se anëtarësia e Bullgarisë në Bashkimin Evropian është periudha më e gjatë e rritjes ekonomike për Bullgarinë. Për 20 vjetët e fundit Bullgaria është bërë 4 herë më e pasur, kurse të ardhurat janë rritur trefish. Në qoftë se gjatë vitit 1999 të ardhurat mesatare të popullsisë kanë qenë 23% të atyre bruto në Bashkimin Evropian, sot ato janë 52%. Bullgaria është dhe vendi me përqindje më të madhe të investimeve të huaja në Bashkimin Evropian dhe ato formojnë 80% prej Produktit të Brendshëm Bruto, nënvizoi Stançev.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD