Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Godinë inovative në Sofje forcon lidhjet IT të biznesit me botën

Foto: Equinix

Kompania globale Equinix hapi qendrën e dytë për të dhëna në Sofje. Investimi është në përmasë 19 milion dollarë. Qëllimi është të ndihmojë biznesin t’i përshtatet më lehtë dhe më shpejtë infrastrukturës IT. Godina do të shfrytëzojë 100 për qind energji të gjelbër – praktikë e imponuar nga kompania që me ndërtimin e qendrës së parë të saj në kryeqytetin bullgar në vitin 2016.

Infrastrukturë me përmasa të tilla do të shihet për herë të parë tek ne. Pritet që impianti i ri të stimulojë investitorët që dëshirojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme. Qendra do t’u sigurojë kompanive lidhje me partnerët, kalim të lehtë te teknologjitë e reve dhe akses te tregje të reja në mbarë botën. Impianti i ri do t’u japë mundësi klientëve në rajon të realizojnë strategjinë e vet për transformim digjital.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra punëtorë nga jashtë janë tërhequr nga vendet e lira të punës në Bullgari

Për vite me radhë, punëdhënësit në Bullgari kanë përjetuar mungesë të personelit. Sipas Konfederatës Bullgare të Punësimit, persona të përshtatshëm mund të gjenden vetëm për 30% të pozitave të hapura në tregun e punës. Arsyeja kryesore që jep..

botuar më 24-03-11 7.20.PD

Gratë në vendin tonë marrin gati 13% paga më të ulëta

Gratë në vendin tonë marrin mesatarisht 12,6% paga më të ulëta se burrat, por në një sërë aktivitetesh ekonomike diferenca në shpërblim është shumë më e madhe, sipas të dhënave të Institutit të Kërkimeve Sociale dhe Sindikale pranë..

botuar më 24-03-08 10.48.PD

Sofja ka pagën mesatare më të lartë në vend - 2900 leva /1482.75 euro/

Paga mesatare në Bullgari në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arriti në 2123 leva /1085.47 euro/. Rritja me bazë vjetore është 13%, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Paga mesatare në Sofje është më e larta -..

botuar më 24-03-07 2.52.MD