Në Bullgarinë Perëndimore, rreth njëqind kilometra në jugperëndim të Sofjes, qyteti Zemen, i vendosur në brigjet e lumit Struma dhe rrethinat e tij nuk janë ndër destinacionet turistike më të njohura në vendin tonë, por interesi për këtë rajon është rritur me meritë në vitet e fundit. Njohësit e antikiteteve më shpesh vijnë këtu për shkak të Manastirit të Zemenit "Shën Joan Teologu", dhe adhuruesit e natyrës tërhiqen nga ujëvara piktoreske Pollska Skakavica.
Kisha e vogël në Manastirin e Zemenit "Shën JoanTeologu" është ndërtuar në shekullin e 11-të dhe është një nga monumentet më të vjetra të arkitekturës mesjetare bullgare. Ajo u pikturua dy herë - në shekujt XI dhe XIV. Nga piktura e parë në muret e saj, është ruajtur fytyra e Shën Anës. Një pjesë e madhe e pikturave murale të mëvonshme është ruajtur mirë. Në vitin 1966, Kisha e Zemenit u shpall monument i arkitekturës dhe pikturës bullgare dhe në vitin 2004 u bë degë e Muzeut Historik Kombëtar.
Kurioziteti tjetër në zonë që mbledh turistë të etur për natyrë gjatë fundjavave, siç u përmend, është ujëvara Pollska Skakavica, e cila spërkat ujërat e saj të freskëta nga një lartësi prej 52 metrash.
Mbi të ndodhet kisha e vogël "Shën Dhimitri", e ndërtuar në fund të shekullit të 19-të mbi themelet e një kishe më të vjetër.
Por nuk do të jetë më pak e këndshme për ju të largoheni nga shtigjet e shkelura mirë dhe të shijoni bukuritë bujare të Grykës së Zemenit të lumit Struma.
Gjelbërimi i harlisur që mbulon konturet e buta të kodrave përreth është i këndshëm për sytë dhe një kënaqësi për shpirtin. Dhe ajri është i ngopur me aromën e bimëve që rriten lirshëm.
Gjatë rrugës rrallë do të takoni njerëz ose kafshë, aty-këtu do të shihni shtëpi të vjetra të zhytura në vetminë e tyre.
Pamjet e mrekullueshme përreth do t'ju lënë pa frymë.
Shkëmbinjtë e çuditshëm do t’ju duken si një gjigant i ardhur nga përrallat, ose si një kështjellë, ku një princeshe e ka zënë gjumi në një ëndërr njëqindvjeçare dhe pret që princi i saj ta puthë dhe ta çlirojë nga magjia.
Foto: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kryeqyteti bullgar u gdhi me reshje të dendura bore dhe mbulesë dëbore të grumbulluar. Aeroporti i Sofjes funksionon normalisht në kushtet e dimrit, njoftuan për BTA nga qendra e shtypit e aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu kryhen..
Vjeshta i jep një bukuri të veçantë fshatit Leshten, të fshehur në shpatet perëndimore të malit Rodopa. Muret e tij prej guri duken si një strumbullar në sfondin e festës së ngjyrave të natyrës dhe ruajnë komoditetin e shtëpisë bullgare. Eleonora..
Mbi qytetin e Peshterës (Bullgaria e Jugut) ndodhet kodra Sveta Petka. Mbi të ka pasur një kështjellë dhe emri i saj - Peristera - do të thotë pëllumb në greqisht. Supozohet se emri ka ardhur nga një nga gurët e mëdhenj në citadelën e..