Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mijëra punëtorë nga jashtë janë tërhequr nga vendet e lira të punës në Bullgari

Bullgaria, megjithatë, mbetet jokonkurruese për sa i përket pagave dhe mjedisit të punës

Foto: freepik.com

Për vite me radhë, punëdhënësit në Bullgari kanë përjetuar mungesë të personelit. Sipas Konfederatës Bullgare të Punësimit, persona të përshtatshëm mund të gjenden vetëm për 30% të pozitave të hapura në tregun e punës. Arsyeja kryesore që jep Konfederata është se popullsia në vendin tonë po plaket dhe brezi i ri nuk është ende gati ose nuk dëshiron të hyjë në tregun e punës.
I konsiderueshëm është edhe migrimi i popullsisë së aftë për punë nga Bullgaria në vendet më të pasura të Evropës, e tërhequr nga kushtet më të mira të punës dhe pagat më të larta. Çekuilibri ndërmjet kërkesës për personel dhe ofertës ka zënë vend të thellë në Bullgari - komentojnë ekspertët.

Mënyra e vetme dhe deri tani e shfrytëzuar jo mirë për të injektuar fuqi punëtore në ekonominë bullgare është tërheqja e personelit nga jashtë. Vetëm për vitin 2023, numri i përgjithshëm i personave që vijnë nga vendet jashtë BE-së dhe që kanë marrë leje për të punuar në Bullgari është mbi 23 mijë. Çdo vit një nga sindikatat më të mëdha në Bullgari - KNSB, mbledh të dhëna dhe kryen kërkime mbi migrimin për motive punësimi dhe rolin e tij në tregun e punës në vendin tonë. Sipas raportit të sindikatës, po shfaqet një tablo shumëngjyrëshe e nacionaliteteve nga të cilat vijnë punonjësit e rinj.
“Vitin e kaluar, shumë persona nga Ukraina, Uzbekistani, Kirgistani, Turqia morën leje pune në vendin tonë – vende që janë më afër Bullgarisë. Përshtypje bën edhe numri i madh i personave të sapopunësuar nga kompanitë, që kanë ardhur nga larg - Brazil, SHBA, Nepal, Tajvan etj." - thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë Atanaska Todorova, eksperte sindikaliste në sektorin e tregut të punës, migracionit për motive punësimi dhe lëvizshmërie.

Ndërtimi është në vend të parë, në vend të dytë është kategoria e punëtorëve që janë në industrinë e përpunimit, industrinë e qepjes. Rritja e shtetasve të huaj që janë të punësuar për një kohë afatgjatë në Bullgari është 66% në një vit” – përmbledh Atanaska Todorova.

“Vitin e kaluar afro 40% e atyre që morën leje qëndrimi dhe pune në 6 muajt e parë janë larguar nga Bullgaria dhe kanë shkuar në vende të tjera evropiane. Problemi me mungesën e fuqisë punëtore dhe sigurimin e saj nga vendet jashtë BE-së lidhet me faktin që punëdhënësit nuk mund të mbajnë punëtorë të sapoardhur në Bullgari dhe këtu duhet menduar me shumë kujdes se çfarë mund të ofrojë punëdhënësi, veçanërisht në kategorinë e punëtorëve të punësuar për një periudhë afatshkurtër, sepse për ta shpërblimi është më i ulët dhe e njëjta gjë vlen edhe për punëtorët bullgarë. Për shembull, në turizëm, ata janë të punësuar me të ardhura afër minimales, në ndërtim të ardhurat mund të jenë më të larta, por atje kushtet e punës nuk janë të kënaqshme. Pra, pavarësisht numrit të madh të lejeve për punë të lëshuara për të huajt në vitin 2023, sfida e madhe mbetet për sa i përket pagave, apo sesi punëdhënësit do të jenë në gjendje t'i mbajnë këta punëtorë. Dhe një nga qëllimet ekonomike të emigrantëve është të jenë në gjendje të mbështesin familjet e tyre në shtëpi. Njësoj si bullgarët që punojnë jashtë që mendojnë se si të dërgojnë para në Bullgari”, thotë Atanaska Todorova.

Foto: freepik.com, BTA, arkiva, get-workers.eu

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD