Botimet e shtypit në Bullgari e përqendrojnë vëmendjen mbi vargun e vazhdueshëm të dorëheqjeve për javë të tretë të radhës mes qeveritarëve në lidhje me skandalin për marrjen e apartamenteve të reja me çmime çuditërisht të ulëta.
Gazeta “Dnevnik” thekson se, vetëm gjatë ditës së djeshme janë dhënë tre dorëheqje të reja – të nënprefektit të Sofjes Tomi Nikollov, për shkak të publikimeve në media se ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme shtëpi mbi një tokë bujqësore, të deputetit Deljan Dobrev, për shkak të një lajmi të “rremë” sipas tij, se njerëz të tij të afërt kanë fituar prona të patundshme me çmime shumë të ulëta, dhe të kryetarit të bashkisë së qytetit detar Sozopoll Panajot Rejzi për dhjetëra marrëveshje të dyshimta të lidhura prej tij për punime ndërtimore, disa prej të cilave të shoqëruar me falsifikime dokumentash. Në fakt, shumë shpejt pas lajmit për tërheqjen e tij, Rejzi deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se ikën nga radhët vetëm të partisë GERB, por mbetet kryetar bashkie i qytetit Sozopoll.
Mediat rikujton se, gjatë javës së kaluar Kryeministri Bojko Borisov rekomandoi që çdo një i përzier në skandal me blerjen e pronave me çmime nën ato të zakonshmet për tregun e lirë të japë dorëheqje ose të dalë në një pushim të gjatë, derisa organet të bëjnë kontrollimet e duhura. Për shkak të korrupsionit në pushtet, presidenti Rumen Radev thirri Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare, kurse pasi asnjë nga partitë nuk e përkrahu deklaratën, e propozuar nga Radevi, ai u bëri thirrje shtetasve bullgarë që të mos tolerojnë shfaqjet e korrupsionit dhe të amullisë së institucioneve shtetërore.Gazeta “Kapital”komentoi se, ngjarjet në disa momente duken jashtë kontrollit të Kryeministrit Biorisov, dorëheqjet, të cilat bien si pikat e shiut sikurse nuk sjellin qetësinë e duhur në shoqëri, por në mënyrë paradoksale në këtë etapë nuk ka të ngjarë që stabiliteti i qeverisjes të jetë i lëkundur, apo të paktën deri në zgjedhjet parlamentare evropiane në fund të muajit maj, mbase nuk ka një frikësim serioz për dorëheqje të kabinetit.
Gazeta “Dnevnik” komenton se me dorëheqjet e fundit “viktimat” e skandalit të pronave të lira u bënë 7. E para e dha dorëheqjen Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva, kurse pas saj këtë e bënë zëvendësministrat e energjetikës Krasimir Përvanov dhe të sportit Vanja Koleva. Nga posti kryetar i Grupit Parlamentar i partisë GERB u largua Cvetan Cvetanovi. Përveç atyre të cilët dhanë dorëheqje për marrëveshje të dyshimta me prona të paluajtshme, janë kontrolluar ende Kryetari i Komisionit kundër korrupsionit dhe të sekuestrimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme Pllamen Georgjiev, si dhe drejtor i Shërbimit Kombëtar të Hetimit Borisllav Sarafov. Prokuroria e Lartë e Kasacionit dhe Komisioni kundër korrupsionit kanë filluar kontrollime për ligjshmërinë e pronave të reja të paluajtshme të Ministres së turizmit Nikolina Angjellkova dhe të deputetit të Partisë Socialiste Bullgare Valeri Zhabljanov.Autor:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..