Festivali për muzikë moderne të ekzekutuar në piano ppIANISSIMO do të zhvillohet midis datave 22 mars dhe 7 prill. Koncertet do të zhvillohen në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare dhe në sallën e koncerteve të Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” si dhe në Shkollën Kombëtare të artit muzikor dhe të vallëzimit “Dobrin Petkov” në qytetin Plovdiv.
Borisllava Taneva – drejtorja e festivalit prezanton programin: “Festivalin e hapim me koncertin e një pianiste jashtëzakonisht interesante nga Malta – Tricia Dawn Williams. Ajo do të prezantojë krijime të shkruara posaçërisht për të, të cilat interpretohen me një teknikë të veçantë për piano “të zgjeruar”. Trica ve disa byzylykë specialë në duart e saj dhe përmes disa elektrodave, të cilat aktivizohen nga lëvizja e muskujve të duarve të saj prodhohet tingulli i pianos – me fjalë të tjera nuk ka(ose pothuajse nuk ka) prekje direkte të tastierën ose të telave. Më 23 mars publiku do të dëgjojë recitalin e pianistit Konstantinos Destounis (ai është përfaqësues i Greqisë dhe i Britanisë së Madhe) – një muzikant shumë interesant i cili i përkushtohet shumë muzikës moderne. Pas kësaj kemi parashikuar një recital solo të Sofija Melikjan (përfaqësuese e Armenisë dhe Spanjës).
ppIANISSIMO vazhdon më 29 mars me recital në piano të Kotaro Fukuma nga Japonia. Mes veprave të cilat do t’i interpretojë janë ato të krijuara posaçërisht për këtë rast nga Somei Satoh dhe Allbena Vraçanska. Në program merr pjesë dhe ansambli vokal Cantanti Dai Monti Verdi me dirigjent SeverinVasilev. Ky koncert do të prezantohet ditën tjetër në Plovdiv. Ai është pjesë nga programi zyrtar i nismës “Plovdiv – kryeqyteti evropian i kulturës 2019”. Pas kësaj vjen recitali“Një lexim bullgar i sonatës” të pianistes sonë të shkëlqyer Margarita Ilieva. Ajo do të interpretojë sonata të kompozitorëve bullgarë, disa prej të cilave i janë përkushtuar asaj. Më 31 mars është koncerti i Stefka Perifanova (përfaqësuese e Bulgarisë dhe të Zvisrës) në të cilin marrë pjesë dhe unë, si dhe dy interpretuese në marimba – Doroteja Dimitrova dhe Zdravka Atanasova.
Gjatë fundjavës së fundit “të zgjeruar” të festivalit /më 5 prill/ vjen për vizitë duoja Kersten Makkoll – flautë (Gjermani/ Holandë) dhe Kamelija Milladinova – piano (Bullgari/Holandë) – Gjithmonë interesante, gjithmonë sfiduese në interpretimet e veta(sipas profesoreshës Taneva), ato janë mes interpretuesve të rregullt në ppIANISSIMO. Kanë përfshirë në programin e tyre krijime nga Gjeorgji Arnaudovi, Pier Bulez, Bah e të tjerë. Koncerti i cili është pjesë e vargut të festivaleve “Portrete të Kompozitorëve” /më 6 prill/ është me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe të doktorantëve nga Akademia Kombëtare Muzikore. Kurse kompozitori, portretin e të cilit do ta “pikturojnë” me muzikë është Stephen Gardner nga Irlanda. Koncerti është me iniciativë dhe me përkrahjen e ambasadës së Irlandës tek ne.
ppIANISSIMO JAZZ: “Improvizime Spontane” është edhe një koncert tjetër tradicional, me të cilin forumi për muzikë moderne i përkushton të detyrueshmen “muzikës së lirë”. Më 6 prill nën këto moto do të dëgjojmë pianistët e xhazit Ljubo Canev dhe Konstantin Kostov (Bullgaria/Gjermania) të cilat kanë përgatitur “pjesa origjinale të xhazit, improvizime të lira dhe... befasi të tjera kureshtare” siç është shënuar në program.
“Dua të falënderoj jashtëzakonisht shumë Radion Kombëtare Bullgare, Ministrinë e Kulturës, Programin kulturor të kryeqytetit, Akademinë Kombëtare Muzikore, fondacionin “Pro Helveta”, Goethe institutin dhe akoma një varg të tërë firmash dhe ambasadash , të cilët e bënë të mundur këtë edicion” – thotë në përfundim Profesoresha Taneva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..