Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ppIANISSIMO’ 2019 – nga pianoja e "zgjeruar" deri tek improvizimet spontane

Fillon edicioni XX i forumit ndërkombëtar për piano

Tricia Dawn Williams
Foto: triciadawnwilliams.com

Festivali për muzikë moderne të ekzekutuar në piano ppIANISSIMO do të zhvillohet midis datave 22 mars dhe 7 prill. Koncertet do të zhvillohen në studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare dhe në sallën e koncerteve të Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” si dhe në Shkollën Kombëtare të artit muzikor dhe të vallëzimit “Dobrin Petkov” në qytetin Plovdiv.

Borisllava Taneva – drejtorja e festivalit prezanton programin: “Festivalin e hapim me koncertin e një pianiste jashtëzakonisht interesante nga Malta – Tricia Dawn Williams. Ajo do të prezantojë krijime të shkruara posaçërisht për të, të cilat interpretohen me një teknikë të veçantë për piano “të zgjeruar”. Trica ve disa byzylykë specialë në duart e saj dhe përmes disa elektrodave, të cilat aktivizohen nga lëvizja e muskujve të duarve të saj prodhohet tingulli i pianos – me fjalë të tjera nuk ka(ose pothuajse nuk ka) prekje direkte të tastierën ose të telave. Më 23 mars publiku do të dëgjojë recitalin e pianistit Konstantinos Destounis (ai është përfaqësues i Greqisë dhe i Britanisë së Madhe) – një muzikant shumë interesant i cili i përkushtohet shumë muzikës moderne. Pas kësaj kemi parashikuar një recital solo të Sofija Melikjan (përfaqësuese e Armenisë dhe Spanjës).
ppIANISSIMO vazhdon më 29 mars me recital në piano të Kotaro Fukuma nga Japonia. Mes veprave të cilat do t’i interpretojë janë ato të krijuara posaçërisht për këtë rast nga Somei Satoh dhe Allbena Vraçanska. Në program merr pjesë dhe ansambli vokal Cantanti Dai Monti Verdi me dirigjent SeverinVasilev. Ky koncert do të prezantohet ditën tjetër në Plovdiv. Ai është pjesë nga programi zyrtar i nismës “Plovdiv – kryeqyteti evropian i kulturës 2019”. Pas kësaj vjen recitali“Një lexim bullgar i sonatës” të pianistes sonë të shkëlqyer Margarita Ilieva. Ajo do të interpretojë sonata të kompozitorëve bullgarë, disa prej të cilave i janë përkushtuar asaj. Më 31 mars është koncerti i Stefka Perifanova (përfaqësuese e Bulgarisë dhe të Zvisrës) në të cilin marrë pjesë dhe unë, si dhe dy interpretuese në marimba – Doroteja Dimitrova dhe Zdravka Atanasova
.

Gjatë fundjavës së fundit “të zgjeruar” të festivalit /më 5 prill/ vjen për vizitë duoja Kersten Makkoll – flautë (Gjermani/ Holandë) dhe Kamelija Milladinova – piano (Bullgari/Holandë) – Gjithmonë interesante, gjithmonë sfiduese në interpretimet e veta(sipas profesoreshës Taneva), ato janë mes interpretuesve të rregullt në ppIANISSIMO. Kanë përfshirë në programin e tyre krijime nga Gjeorgji Arnaudovi, Pier Bulez, Bah e të tjerë. Koncerti i cili është pjesë e vargut të festivaleve “Portrete të Kompozitorëve” /më 6 prill/ është me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe të doktorantëve nga Akademia Kombëtare Muzikore. Kurse kompozitori, portretin e të cilit do ta “pikturojnë” me muzikë është Stephen Gardner nga Irlanda. Koncerti është me iniciativë dhe me përkrahjen e ambasadës së Irlandës tek ne.

ppIANISSIMO JAZZ: “Improvizime Spontane” është edhe një koncert tjetër tradicional, me të cilin forumi për muzikë moderne i përkushton të detyrueshmen “muzikës së lirë”. Më 6 prill nën këto moto do të dëgjojmë pianistët e xhazit Ljubo Canev dhe Konstantin Kostov (Bullgaria/Gjermania) të cilat kanë përgatitur “pjesa origjinale të xhazit, improvizime të lira dhe... befasi të tjera kureshtare” siç është shënuar në program.

Dua të falënderoj jashtëzakonisht shumë Radion Kombëtare Bullgare, Ministrinë e Kulturës, Programin kulturor të kryeqytetit, Akademinë Kombëtare Muzikore, fondacionin “Pro Helveta”, Goethe institutin dhe akoma një varg të tërë firmash dhe ambasadash , të cilët e bënë të mundur këtë edicion” – thotë në përfundim Profesoresha Taneva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD