Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë nga albumi i ri dhe “këngë të arta” të njohura në turneun evropian të grupit B.T.R

Foto: arkiv personal

Rok banda e njohur B.T.R., e krijuar gjatë vitit 1984, me kalimin e viteve pëson jo një e dy metamorfoza. Mjaft muzikantë kalojnë përmes formacionit, derisa të vendoset përbërja e tanishme e grupit: Atanas Penev – vokal, Kirill Bozhkov –kitarë, Sllavço Nikollov – kitarë dhe vokal, Ivan Kallfov – bas kitarë dhe vokale dhe Ilijan Dikov – bateri. Grupi kalon dhe përmes stileve të ndryshme, duke kërkuar personalitetin dhe fytyrën e vet. Karriera intensive e rok grupit B.T.R fillon gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar. Që atëherë deri tani  paraqitet me sukses jo vetëm në skenën bullgare, ka mbi 10 albume, qindra koncerte, turne të shumtë... Tani po starton dhe turneu i madh evropian, i cili do të përfshijë 6 shtete. Shkaku për të është albumi i 12 i radhës i rok muzikantëve. Ai titullohet “Muret e padukshme” dhe doli në fund të vitit 2018, kurse incizimet janë bërë në studio.

Sllavço Nikollov – një nga kitaristët, tregon për takimet e ardhshme me publikun:

Më 21 mars do të jemi në Pragë, aty do të kemi shfaqje për herë të parë. Pas kësaj i drejtohemi Gjermanisë, ku do të zhvillojmë 6 koncerte – më 22 mars në Hanover, 23 mars në Hamburg, 24 mars në Bremen, 29 mars në Mjunster, 30 mars në Këln dhe 31 mars në Shtutgard. Që aty vazhdojmë  për në Itali (më 5 prill në Milano) dhe Francë (më 6 prill në Lion). Nga Franca nisemi për në Spanjë (7 prill në Barcelonë, 10 prill në Pamplona, 12 prill në Madrid dhe 13 prill në Valencë). Turneu është i organizuar nga menaxheri ynë Orlin Mirçev. Ai do të përfundojë me një koncert në Sofje më 19 prill në City Stage Club. Ftoj që të gjithë të cilët kanë dëshirë të na dëgjojnë dhe janë afër me ndonjë nga pikët e përmendura të turneut tonë, të vijnë. Kemi përgatitur një program shumë interesant. Përveç këngëve nga “Muret e padukshme” do të interpretojmë dhe një pjesë të madhe nga këngët tona të cilat janë bërë të njohura. Shpresoj që të mund të dëfrejmë shumë.

Deri tani ka video vetëm për 2 prej këngëve nga albumi i ri. Regjisori i videos pranë këngës “Fuqia ime” është aktori Asen Bllateçki, kurse videoja  ndaj këngës “Asnjëherë përpara” është me regji të Petër Petrovit. Sllavço Nikollov na tha akoma se në këtë moment pesë muzikantët po zgjedhin titullin tjetër për video, kurse regjisori do të jetë përsëri Petër Petrov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD