Rok banda e njohur B.T.R., e krijuar gjatë vitit 1984, me kalimin e viteve pëson jo një e dy metamorfoza. Mjaft muzikantë kalojnë përmes formacionit, derisa të vendoset përbërja e tanishme e grupit: Atanas Penev – vokal, Kirill Bozhkov –kitarë, Sllavço Nikollov – kitarë dhe vokal, Ivan Kallfov – bas kitarë dhe vokale dhe Ilijan Dikov – bateri. Grupi kalon dhe përmes stileve të ndryshme, duke kërkuar personalitetin dhe fytyrën e vet. Karriera intensive e rok grupit B.T.R fillon gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar. Që atëherë deri tani paraqitet me sukses jo vetëm në skenën bullgare, ka mbi 10 albume, qindra koncerte, turne të shumtë... Tani po starton dhe turneu i madh evropian, i cili do të përfshijë 6 shtete. Shkaku për të është albumi i 12 i radhës i rok muzikantëve. Ai titullohet “Muret e padukshme” dhe doli në fund të vitit 2018, kurse incizimet janë bërë në studio.
Sllavço Nikollov – një nga kitaristët, tregon për takimet e ardhshme me publikun:
“Më 21 mars do të jemi në Pragë, aty do të kemi shfaqje për herë të parë. Pas kësaj i drejtohemi Gjermanisë, ku do të zhvillojmë 6 koncerte – më 22 mars në Hanover, 23 mars në Hamburg, 24 mars në Bremen, 29 mars në Mjunster, 30 mars në Këln dhe 31 mars në Shtutgard. Që aty vazhdojmë për në Itali (më 5 prill në Milano) dhe Francë (më 6 prill në Lion). Nga Franca nisemi për në Spanjë (7 prill në Barcelonë, 10 prill në Pamplona, 12 prill në Madrid dhe 13 prill në Valencë). Turneu është i organizuar nga menaxheri ynë Orlin Mirçev. Ai do të përfundojë me një koncert në Sofje më 19 prill në City Stage Club. Ftoj që të gjithë të cilët kanë dëshirë të na dëgjojnë dhe janë afër me ndonjë nga pikët e përmendura të turneut tonë, të vijnë. Kemi përgatitur një program shumë interesant. Përveç këngëve nga “Muret e padukshme” do të interpretojmë dhe një pjesë të madhe nga këngët tona të cilat janë bërë të njohura. Shpresoj që të mund të dëfrejmë shumë.”
Deri tani ka video vetëm për 2 prej këngëve nga albumi i ri. Regjisori i videos pranë këngës “Fuqia ime” është aktori Asen Bllateçki, kurse videoja ndaj këngës “Asnjëherë përpara” është me regji të Petër Petrovit. Sllavço Nikollov na tha akoma se në këtë moment pesë muzikantët po zgjedhin titullin tjetër për video, kurse regjisori do të jetë përsëri Petër Petrov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..