Angela Gheorghiu dhe Stephen Costello mbërritën në Sofje ditë para koncertit të tyre më 25 shkurt – kohë, të parashikuar për takim me mediat bullgare dhe për prova me Filarmoninë e Sofjes me dirigjentin e saj kryesor Najden Todorov. Programi me arie dhe duete të dashura të operave dhe operetave dhe para së gjithësh fama e sopranos së njohur mblodhën mijëra adhurues të artit operistik në Pallatin Kombëtar të Kulturës. U dëgjuan pjesë prej veprave të Verdit, Donicetit, Puçinit, Gunos, Bizes, Leharit etj. Pas tyre – duartrokitje të stuhishme, disa herë bis, autografe dhe fotografi për kujtim nga ky takim vërtetë i përzemërt midis publikut dhe interpretuesve. Shumica prej të pranishmeve mbetën të mahnitur nga tenori i ri Stephen Costello, nga zëri i tij i bukur dhe sjellja e tij e natyrshme skenike. Dhe me siguri e falën se para vetes ai mbante tekste me nota për interpretimet e fundit. I lindur në Filadelfie Stephen Costello e ka lidhur biografinë e vet profesionale me teatro të operës si Covent Garden, Metropolitan Opera, Lyric Opera of Chicago etj.
“Këngëtar i mrekullueshëm dhe koleg i mrekullueshëm” kështu e quajti Angela Gheorghiu. Të dy kënduan për herë të parë në Bullgari.
Është interesante, se në karrierën time pothuajse 30 vjeçare ende ka vend, ku nuk kam interpretuar dhe ku do të kem debutim – tregoi në konferencën e shtypit Angela Gheorghiu. – Por vendi juaj nuk është aq i panjohur për mua. Kur isha studente në Akademinë në Bukuresht pata mundësinë të ndiqja televizionin bullgar. Gjithashtu kam përshtypje nga këngëtarët e mrekullueshëm bullgarë të operës, që kanë shfaqje nëpër skenat botërore te operës. Nuk mund të mos përmend të madhen Gena Dimitrova, me të cilën kam interpretuar në Metropolitan Opera. Unë u përkas brezit tjetër të këngëtarëve dhe nuk kam pasur mundësi të punojë me Nikollaj Gjaurovi dhe me Boris Hristovin, por kam dëgjuar interpretime të tyre dhe kam mbetur të magjepsur nga interpretimet e tyre si dhe nga shumë zëra të tjerë të bukur bullgarë...
Angela Gheorghiut i ishin shtruar shumë pyetje lidhur me debutimin e saj në vitin 1990 (koha e krizës së madhe ekonomike dhe politike në dy vendet tona), si dhe me qëndrimin e saj ndaj profesionit të këngëtares së operës me angazhime në teatrot më të mëdhenj operistikë në botë.
Zëri im është pjesë e trupit tim. Kur filloja të merrem me këndim kuptova se duhet të jem shumë e kujdesshme në përzgjedhjen e repertorit. Kuptova se nuk duhet të këndojë shumë gjatë në regjistrat e larta. Zëri i njeriut është instrument, i cili piqet në mënyrë të natyrshme pa ushtruar forcë mbi të. Jam e bindur, se përkujdeset e përditshme për zërin janë pjesë e profesionit tim. Me koncertet fillova relativisht herët. Isha 17 vjeçare kur u paraqita në koncert me vete në sallën “Ateneum” në Bukuresht, në moshë 18 vjeç tashmë isha studente, por vazhdimisht kisha shfaqje, pjesëmarrje në programe televizive. Një prej tipareve karakteristike në praktikën time është sinqeriteti. Besoj në çdo një arie që interpretoj. Kur del në skenë kam aftësinë të ndryshojë qëndrimin e vet dhe të hyjë në rolin e ri. Jam mësuar të mbaj një repertor të larmishëm. Së pari e përgatitja për njerëzit, që më vlerësonin, më vonë – për ata, që duan dhe pëlqejnë pikërisht atë qe unë dua të ndaj me ta. Mund të them, se kam arritur gjithçka që kam ëndërruar, sepse e vetmja gjë që kishte rëndësi për mua ishte talenti. Nga vet fillimi i kisha vënë vetës synimin të arrijë vendin më të lartë. Jam e tillë dhe kam fatin që gjithmonë kam hasur njerëzit e saktë në momentin e saktë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..