Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Njerëzit e saktë në momentin e saktë”... dhe me repertorin e përshtatshëm

Pas koncertit të Angela Gheorghiut dhe Stephen Costellos në Sofje

Foto: BTA

Angela Gheorghiu dhe Stephen Costello mbërritën në Sofje ditë para koncertit të tyre më 25 shkurt – kohë, të parashikuar për takim me mediat bullgare dhe për prova me Filarmoninë e Sofjes me dirigjentin e saj kryesor Najden Todorov. Programi me arie dhe duete të dashura të operave dhe operetave dhe para së gjithësh fama e sopranos së njohur mblodhën mijëra adhurues të artit operistik në Pallatin Kombëtar të Kulturës. U dëgjuan pjesë prej veprave të Verdit, Donicetit, Puçinit, Gunos, Bizes, Leharit etj. Pas tyre – duartrokitje të stuhishme, disa herë bis, autografe dhe fotografi për kujtim nga ky takim vërtetë i përzemërt  midis publikut dhe interpretuesve. Shumica prej të pranishmeve mbetën të mahnitur nga tenori i ri Stephen Costello,  nga zëri i tij i bukur dhe sjellja e tij e natyrshme skenike. Dhe me siguri e falën se para vetes ai mbante tekste me nota për interpretimet e fundit. I lindur në Filadelfie Stephen Costello e ka lidhur biografinë e vet profesionale me teatro të  operës si Covent Garden, Metropolitan Opera, Lyric Opera of Chicago etj.

“Këngëtar i mrekullueshëm dhe koleg i mrekullueshëm” kështu e quajti Angela Gheorghiu. Të dy kënduan për herë të parë në Bullgari.

Është interesante, se në karrierën time pothuajse 30 vjeçare ende ka vend, ku nuk kam interpretuar dhe ku do të kem debutim – tregoi në konferencën e shtypit Angela Gheorghiu. – Por vendi juaj nuk është aq i panjohur për mua. Kur isha studente në Akademinë në Bukuresht pata mundësinë të ndiqja televizionin bullgar. Gjithashtu kam përshtypje nga këngëtarët e mrekullueshëm bullgarë të operës, që kanë shfaqje nëpër skenat botërore te operës. Nuk mund të mos përmend  të madhen Gena Dimitrova, me të cilën kam interpretuar në Metropolitan Opera. Unë u përkas brezit tjetër të këngëtarëve dhe nuk kam pasur mundësi të punojë me Nikollaj Gjaurovi dhe me Boris Hristovin, por kam dëgjuar interpretime të tyre dhe kam mbetur të magjepsur nga interpretimet e tyre si dhe nga shumë zëra të tjerë të  bukur bullgarë...

Angela Gheorghiut i ishin shtruar shumë pyetje lidhur me debutimin e saj në vitin 1990 (koha e krizës së madhe ekonomike dhe politike në dy vendet tona), si dhe me qëndrimin e saj ndaj profesionit të këngëtares së operës me angazhime në teatrot më të mëdhenj operistikë në botë.

Zëri im është pjesë e trupit tim. Kur filloja të merrem me këndim kuptova se duhet të jem shumë e kujdesshme në përzgjedhjen e repertorit. Kuptova se nuk duhet të këndojë shumë gjatë në regjistrat e larta. Zëri i njeriut është instrument, i cili piqet në mënyrë të natyrshme pa ushtruar forcë mbi të. Jam e bindur, se përkujdeset e përditshme për zërin janë pjesë e profesionit tim. Me koncertet fillova relativisht herët. Isha 17 vjeçare kur u paraqita në koncert me vete në sallën “Ateneum” në Bukuresht, në moshë 18 vjeç tashmë isha studente, por vazhdimisht kisha shfaqje, pjesëmarrje në programe televizive. Një prej tipareve karakteristike në praktikën time është sinqeriteti. Besoj në çdo një arie që interpretoj. Kur del në skenë kam aftësinë të ndryshojë qëndrimin e vet dhe të hyjë në rolin e ri. Jam mësuar të mbaj një repertor të larmishëm. Së pari e përgatitja për njerëzit, që më vlerësonin, më vonë – për ata, që duan dhe pëlqejnë pikërisht atë qe unë dua të ndaj me ta. Mund të them, se kam arritur gjithçka që kam ëndërruar, sepse e vetmja gjë që kishte rëndësi për mua ishte talenti. Nga vet fillimi i kisha vënë vetës synimin të arrijë vendin më të lartë. Jam e tillë dhe kam fatin që gjithmonë kam hasur njerëzit e saktë në momentin e saktë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD