Në ditët rreth festave në fund të vitit, televizionet e përmbushin programin e vet me filma romantikë për familje të lumtura, të frymëzuar nga fryma e Krishtlindjeve dhe nga dashuria në formën e saj më të lartësuar. Mes buzëqeshjeve dhe urimeve nga ekrani televiziv shfaqen reklama të ndryshme për peshqeshe dhe për zbritje festive. Kurse pas shkëlqimit të vitrinave të zbukuruara dhe rrëmujës rreth peshqesheve, mes ngricës, fshihet varfëria, fytyra tjetër e festës. Ajo na lutet të hapim zemrat tona dhe për ta – të braktisurit, të pastrehët, familjet e varfër dhe të mundohemi ti ngrohim zemrat e tyre me një vëmendje, të lehtësojmë dhimbjen e tyre dhe t’i pranojmë në shtëpinë tonë.
Kurse ata të cilët kanë nevojë më të madhe prej ngrohtësi dhe rehati familjare janë fëmijët, të cilët në bazë të shkaqeve të ndryshme nuk mund të jetojnë me familjen e vet biologjike. Pikërisht për ta është krijuar e ashtuquajtura “përkujdesje familjare”, e cila të plotësojë për një periudhë të caktuar kohe mungesën e mjedisit familjar:
“Kujdesi familjar është një detyrë mjaft e vështirë dhe nuk pritet që njerëzit, të cilët tregojnë interes ta propozojnë të jenë të përgatitur – thotë Biljana Kojçeva, drejtoresha e Qendrës për Mbështetje publike pranë Institutit për veprimtari dhe praktika sociale. Në praktikë bëhet kështu që, çdo gjë mësohet në ecurinë e punës me fëmijët dhe prindërit alternativë. Punëdhënësi i familjeve kujdestare në Sofje është Bashkia e Kryeqytetit. Që aty vjen dhe financimi. Ne jemi një organizatë përkrahëse, e cila u jep mbështetje, mbikëqyrje, grup për ndihmë, takime individuale mujore, vizita shtëpiake. Kemi një përvojë të pasur në këtë fushë dhe punojmë jo vetëm me kandidatët për prindër kujdestarë, por dhe pas vendosjes së fëmijëve tregojmë një përkrahje familjeve kujdestare. E bëjmë falas me qëllim që ky shërbim të mund të zhvillohet më tej dhe të përsoset në variantin më të mirë për Bullgarinë.”
Qëllimi i përkujdesjes familjare është të mund t’i japë një shans fëmijës të formohet si personalitet, pikërisht atëherë, kur i mungon përkrahja prindërore. Pikërisht kjo e motivon Maria Bllagoevën të bëhet një prind birësues gjatë vitit 2009. Atëherë ajo takon Remin, “një fëmijë të humbur me prejardhje nigeriane, i cili nuk ka asnjeri të afërt.” Dhe ndryshon fatin e tij, që të mund të bëhet një balerin i njohur me “shume medalje, dekorata dhe shkollë për vallëzime”. Aktualisht Maria kujdeset për 2 fëmijë – motër e vëlla në moshën 9 dhe 10 vjeç, të cilët po i rrit tanimë 6 vjet.
“Ata zhvillohen me orë përpara syve të mi. Djali është një nxënës i shkëlqyer, i përsosur nga të gjitha anët, kurse vajza është e lindur si samaritane. Ajo është shumë e motivuar, shumë e organizuar, me një vetëdije të qartë për të ardhmen. Ajo di se çfarë do - do që të bëhet infermiere ose mjeke veterinare. Kurse djali është kaq i pjekur dhe i mençur, saqë në momente të caktuara kam ndjenjën se, flas me një njeri të moshuar. Ai shkon për të vallëzuar tek Remi bashkë me motrën e tij. Që të dy mësojnë në një shkollë private, sepse disi nuk mundën të përshtaten në ato shtetërore.”
Cilat janë pluset dhe minuset e përkujdesjes familjare?
“Për fëmijët ka vetëm pluse. Sa u përket prindërve-ata duhet të dinë se, bëjnë një ndryshim absolut të jetës së tyre. Jeta ime ndahet në dy pjesë-deri në periudhën e para fëmijëve dhe pas kësaj. Kam ndjenjën se më përpara kam qenë një njeri krejt tjetër. Ndërrova rrethin e shokëve, mënyrën e jetesës. Kam një djalë biologjik, i cili kohë pas kohe më thotë “moj mama, ti kështu nuk je kujdesur për mua”. Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë, këta fëmijë kanë një nevojë shumë më të madhe për kujdesi, sepse ata kanë “plagë” për të shëruar. Bashkë me ta, ne prindërit alternativë, kalojmë përmes gëzimeve dhe vuajtjeve, përmes fitoreve tona të përbashkëta dhe humbjeve. Fëmijët na janë shumë të shtrenjtë, për këtë nuk mund të ketë dy mendje”.
Maria është anëtare e Asociacionit Kombëtar të Përkujdesit Familjar dhe komunikon me shumë prindër alternativë nga i gjithë vendi. Ajo e njeh dhe dhimbjen e tyre të madhe-të ashtuquajturin re-integrim, ose kthimin në familjen biologjike. Kur fëmija kthehet mbrapa në familjen nga ku është ardhur për ndonjë farë rreziku dhe pas kësaj përsëri bie në po këtë rreth të magjepsur efekti nga kujdesi i prindërit alternativ humbet.
“Kjo është trauma e madhe për fëmijët dhe për prindin alternativ, sepse e ndalojnë që t’i shikojë, kurse ata nga ana e vet ndihen të tradhtuar. Por kur kthehet tek prindërit të cilët e duan, ose është i adaptuar dhe është i lumtur në familjen e vet të re, misioni i përkujdesjes familjare është plotësisht i kryer. Ky është dhe qëllimi – t’i zgjasësh dorë një fëmije në nevojë, ta nxjerrësh dhe ta lëshosh të notojë ose ta ndihmosh të shkojë në ndonjë vend ku do të jetë më i lumtur. Atëherë dhe prindi alternativ është tepër i lumtur.”
*Sipas të dhënave të Agjencisë për Ndihmë Sociale në fund të muajit qershor 2018, familjet që ofrojnë përkujdesje familjare në Bullgari janë 2175 ku më shumë janë regjistruar në krahinën e Varnës - 144, Shumen - 142, Veliko Tërnovo dhe Montana - 134, Pleven - 131, Haskovo - 128, Pazarxhik - 114. Në Sofje familjet të cilat i hapin zemrat e tyre për “përkujdesjen familjare” janë mezi 55.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Qendra për Mbështetje Publike
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..