Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhe unë kam familje!

Në ditët rreth festave në fund të vitit, televizionet e përmbushin programin e vet  me filma romantikë për familje të lumtura, të frymëzuar nga fryma e Krishtlindjeve dhe nga dashuria në formën e saj më të lartësuar. Mes buzëqeshjeve dhe urimeve nga ekrani televiziv shfaqen reklama të ndryshme për peshqeshe dhe për zbritje festive. Kurse pas shkëlqimit të vitrinave të zbukuruara dhe rrëmujës rreth peshqesheve, mes ngricës, fshihet varfëria, fytyra tjetër e festës. Ajo na lutet të hapim zemrat tona dhe për ta – të braktisurit, të pastrehët, familjet e varfër dhe të mundohemi ti ngrohim zemrat e tyre me një vëmendje, të lehtësojmë dhimbjen e tyre dhe t’i pranojmë në shtëpinë tonë.

Kurse ata të cilët kanë nevojë më të madhe prej ngrohtësi dhe rehati familjare janë fëmijët, të cilët në bazë të shkaqeve të ndryshme nuk mund të jetojnë me familjen e vet biologjike. Pikërisht për ta është krijuar e ashtuquajtura “përkujdesje familjare”, e cila të plotësojë për një periudhë të caktuar kohe mungesën e mjedisit familjar:

Kujdesi familjar është një detyrë mjaft e vështirë dhe nuk pritet që njerëzit, të cilët tregojnë interes ta propozojnë të jenë të përgatitur – thotë Biljana Kojçeva, drejtoresha e Qendrës për Mbështetje publike pranë Institutit për veprimtari dhe praktika sociale. Në praktikë bëhet kështu që, çdo gjë mësohet në ecurinë e punës me fëmijët dhe prindërit alternativë. Punëdhënësi i familjeve kujdestare në Sofje është Bashkia e Kryeqytetit. Që aty vjen dhe financimi. Ne jemi një organizatë përkrahëse, e cila u jep mbështetje, mbikëqyrje, grup për ndihmë, takime individuale mujore, vizita shtëpiake. Kemi një përvojë të pasur në këtë fushë dhe punojmë jo vetëm me kandidatët për prindër kujdestarë, por dhe pas vendosjes së fëmijëve tregojmë një përkrahje familjeve kujdestare. E bëjmë falas me qëllim që ky shërbim të mund të zhvillohet më tej dhe të përsoset në variantin më të mirë për Bullgarinë.

Qëllimi i përkujdesjes familjare është të mund t’i japë një shans fëmijës të formohet si personalitet, pikërisht atëherë, kur i mungon përkrahja prindërore. Pikërisht kjo e motivon Maria Bllagoevën të bëhet një prind birësues gjatë vitit 2009. Atëherë ajo takon Remin, “një fëmijë të humbur me prejardhje nigeriane, i cili nuk ka asnjeri të afërt.” Dhe ndryshon fatin e tij, që të mund të bëhet një balerin i njohur me “shume medalje, dekorata dhe shkollë për vallëzime”. Aktualisht Maria kujdeset për 2 fëmijë – motër e vëlla në moshën 9 dhe 10 vjeç, të cilët po i rrit tanimë 6 vjet.

“Ata zhvillohen me orë përpara syve të mi. Djali është një nxënës i shkëlqyer, i përsosur nga të gjitha anët, kurse vajza është e lindur si samaritane. Ajo është shumë e motivuar, shumë e organizuar, me një vetëdije të qartë për të ardhmen. Ajo di se çfarë do - do që të bëhet infermiere ose mjeke veterinare. Kurse djali është kaq i pjekur dhe i mençur, saqë në momente të caktuara kam ndjenjën se, flas me një njeri të moshuar. Ai shkon për të vallëzuar tek Remi bashkë me motrën e tij. Që të dy mësojnë në një shkollë private, sepse disi nuk mundën të përshtaten në ato shtetërore.”

Cilat janë pluset dhe minuset e përkujdesjes familjare?

“Për fëmijët ka vetëm pluse. Sa u përket prindërve-ata duhet të dinë se, bëjnë një ndryshim absolut të jetës së tyre. Jeta ime ndahet në dy pjesë-deri në periudhën e para fëmijëve dhe pas kësaj. Kam ndjenjën se më përpara kam qenë një njeri krejt tjetër. Ndërrova rrethin e shokëve, mënyrën e jetesës. Kam një djalë biologjik, i cili kohë pas kohe më thotë “moj mama, ti kështu nuk je kujdesur për mua”. Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë, këta fëmijë  kanë një nevojë shumë më të madhe për kujdesi, sepse ata kanë “plagë” për të shëruar. Bashkë me ta, ne prindërit alternativë, kalojmë përmes gëzimeve dhe vuajtjeve, përmes fitoreve tona të përbashkëta dhe humbjeve. Fëmijët na janë shumë të shtrenjtë, për këtë nuk mund të ketë dy mendje”.

Maria është anëtare e Asociacionit Kombëtar të Përkujdesit Familjar dhe komunikon me shumë prindër alternativë nga i gjithë vendi. Ajo e njeh dhe dhimbjen e tyre të madhe-të ashtuquajturin re-integrim, ose kthimin në familjen biologjike. Kur fëmija kthehet mbrapa në familjen nga ku është ardhur për ndonjë farë rreziku dhe pas kësaj përsëri bie në po këtë rreth të magjepsur efekti nga kujdesi i prindërit alternativ humbet.

“Kjo është trauma e madhe për fëmijët dhe për prindin alternativ, sepse e ndalojnë që t’i shikojë, kurse ata nga ana e vet ndihen të tradhtuar. Por kur kthehet tek prindërit të cilët e duan, ose është i adaptuar dhe është i lumtur në familjen e vet të re, misioni i përkujdesjes familjare është plotësisht i kryer. Ky është dhe qëllimi – t’i zgjasësh dorë një fëmije në nevojë, ta nxjerrësh dhe ta lëshosh të notojë ose ta ndihmosh të shkojë në ndonjë vend ku do të jetë më i lumtur. Atëherë dhe prindi alternativ është tepër i lumtur.”



*Sipas të dhënave  të Agjencisë për Ndihmë Sociale në fund të muajit qershor 2018, familjet që ofrojnë përkujdesje familjare në Bullgari janë 2175 ku më shumë janë regjistruar në krahinën e Varnës - 144, Shumen - 142, Veliko Tërnovo dhe Montana - 134, Pleven - 131, Haskovo - 128, Pazarxhik - 114. Në Sofje familjet të cilat i hapin zemrat e tyre për “përkujdesjen familjare” janë mezi 55.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Qendra për Mbështetje Publike

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD