Sivjet mbushen 185 vjet nga lindja e Dobri Vojnikovit, 160 vjet nga themelimi i korit të parë polifonik të nxënësve (të krijuar nga ai) dhe 150 vjet nga debutimi i aktoreve të para bullgare (ndër to është edhe e shoqja e Vojnikovit). Me rastin e këtyre datave të rëndësishme në Shumen – qyteti i lindjes së rilindësit të shquar bullgar, zhvillohen festa në vazhdim të katër ditëve. Ato filluan më 21 nëntor me promovimin e librit “Përmbledhje me shkrim me vepra muzikore të Dobri Vojnikovit” – një botim i shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov” në qytet. Përpiluesit janë Krasimira Çallëkova dhe Dimitër Stojkov. Zhvillohet gjithashtu një konferencë shkencore me temë “Veprimtaria muzikore e enciklopedistit Dobri Vojnikov (1833-1878)”. Atje bën pjesë dr. Krasimira Koleva, e cila që prej disa vitesh është lektore e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Melitopolit “Bogdan Hmelnicki” në Ukrainë. Më 22 nëntor u mbajt një koncert i madh me pjesëmarrjen e Simfonietës “Shumen”, të korit të fëmijëve “Bodra Pesen” (“Këngë e Gëzueshme”), të korit miks “Rodni Zvuci” (“Tinguj të Atdheut”), të formacionit koral akademik “Prof. Veneta Viçeva” pranë Universitetit të Shumenit etj. Finalja e festave është më 24 nëntor para shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov”, kur do të dëgjohen këngë të njohura të mësuesit dhe muzikantit rilindës. Do të paraqitet një fragment prej pjesës së tij “Qytetërimi i Keqkuptuar”, që gëzon popullaritet të madh edhe sot e kësaj dite.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...