Sivjet mbushen 185 vjet nga lindja e Dobri Vojnikovit, 160 vjet nga themelimi i korit të parë polifonik të nxënësve (të krijuar nga ai) dhe 150 vjet nga debutimi i aktoreve të para bullgare (ndër to është edhe e shoqja e Vojnikovit). Me rastin e këtyre datave të rëndësishme në Shumen – qyteti i lindjes së rilindësit të shquar bullgar, zhvillohen festa në vazhdim të katër ditëve. Ato filluan më 21 nëntor me promovimin e librit “Përmbledhje me shkrim me vepra muzikore të Dobri Vojnikovit” – një botim i shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov” në qytet. Përpiluesit janë Krasimira Çallëkova dhe Dimitër Stojkov. Zhvillohet gjithashtu një konferencë shkencore me temë “Veprimtaria muzikore e enciklopedistit Dobri Vojnikov (1833-1878)”. Atje bën pjesë dr. Krasimira Koleva, e cila që prej disa vitesh është lektore e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Melitopolit “Bogdan Hmelnicki” në Ukrainë. Më 22 nëntor u mbajt një koncert i madh me pjesëmarrjen e Simfonietës “Shumen”, të korit të fëmijëve “Bodra Pesen” (“Këngë e Gëzueshme”), të korit miks “Rodni Zvuci” (“Tinguj të Atdheut”), të formacionit koral akademik “Prof. Veneta Viçeva” pranë Universitetit të Shumenit etj. Finalja e festave është më 24 nëntor para shtëpisë-muze “Dobri Vojnikov”, kur do të dëgjohen këngë të njohura të mësuesit dhe muzikantit rilindës. Do të paraqitet një fragment prej pjesës së tij “Qytetërimi i Keqkuptuar”, që gëzon popullaritet të madh edhe sot e kësaj dite.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaEdicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..