Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koalicioni në pushtet mbetet i pandryshuar, por ndryshon hapësira nacionaliste në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Ditën e mërkurë Parlamenti Bullgar pranoi dorëheqjen e Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov dhe në vend të tij u zgjodh shefja e deritanishme e kabinetit të tij Marijana Nikollova. Partia “Ataka”, e cila bashkë me VMRO-në dhe Frontin Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) formon koalicionin “Patriotët e Bashkuar”, nuk mori pjesë në mënyrë demonstrative në votim. Propozimi i ndryshimit nuk u prezantua nga Kryeministri Bojko Borisov, i cili nuk ishte i pranishëm në debat, që të tregojë se tërheqja e Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov është një problem i brendshëm i Patriotëve të Bashkuar. Nominimi i zëvendëses së Siemonovit u shpall pikërisht nga lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov, i cili mori thirrje nga lideri i partisë “Ataka” Volen Siderov për t’u tërhequr nga postet e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të mbrojtjes. Debatet e vështira dyditore ndër pushtetarët çuan jo vetëm deri në ndryshime personale në qeveri. NFSB vazhdon të përfaqësohet në pushtetin ekzekutiv nga një zëvendëskryeministër, i cili është një prej personave që rrinë afër Simenovit, ndërsa Marrëveshja e Koalicionit e GERB-it me Patriotët e Bahskuar mbetet e pandryshuar.

Mirëpo, situata nuk është e tillë në të ashtuquajturin “koalicion i vogël” në pushtet – Patriotët e Bashkuar. Pas dorëheqjes së vet nga posti i zëvendëskryeministrit Simeonov kthehet në Parlament në vend të një deputeteje nga “Ataka” dhe kjo e ndryshon raportin e forcave në Patriotët e Bashkuar në një mënyrë të paleverdishme për “Ataka”. Në grupin parlamentar të Patriotëve të Bashkuar “Ataka” mbetet me 7 deputetë kundrejt 11 deputetëve të VMRO-së dhe 9 të NFSB-së, gjë që e pakëson peshën e partisë në marrjen e vendimeve. Për “Ataka” kjo është shumë e dhimbshme duke pasur parasysh pretendimet e liderit të saj Volen Siderov për të qenë lider i listës së Patriotëve të Bashkuar në zgjedhjet e ardshme evropiane. Sedorov e deklaroi këtë në koalicion që në muajin maj, por lideri i NFSB-së Valeri Simeonov e refuzoi këtë pretendim të tij, ndërsa lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov madje nuk shfaqi interes për ta shqyrtuar, duke deklaruar se lista e Patriotëve të Bashkuar në zgjedhjet evropiane duhet të kryesohet nga eurodeputeti i VMRO-së Angell Xhambazki.

Vetë koalicioni thotë se marrëdhëniet në Patriotët e Bashkuar janë kritike, ndërsa vëzhguesit nuk përjashtojnë kundërshtime të reja mes liderëve të tij partiakë. Në fakt kundërshtimet janë midis “Ataka” nga njëra anë dhe NFSB-së dhe VMRO-së nga ana tjetër. Pa 7 votat e “Ataka” në Parlament votat e GERB-it (95), VMRO-së (11) dhe NFSB-së (9) nuk arrijnë për shumicën prej 121 votash. Mirëpo, gjatë votimeve të rëndësishme deri tani 12 deputetët nga partia “Volja” dhe dy deputetët e pavarur (njëri u largua nga e majta, kurse tjetri u dëbua nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/) zakonisht i kanë përkrahur pushtetarët. Në qoftë se kjo praktikë po vazhdon, përkrahja parlamentare për qeverinë nuk është e kërcënuar në mënyrë reale. Mirëpo është kërcënuar vetë ekzistenca e Patriotëve të Bashkuar si koalicion prej formacioneve nacionaliste, i krijuar për të marrë pjesë pushtetin ekzekutiv.

Dramat e fundit politike në Bullgari janë më tepër një element i procesit të ristrukturimit të ri të hapësirës nacionaliste në vigjilje të fushatës për zgjedhjet evropiane. Gjatë tetorit “Ataka” vendosi  të kandidojë për anëtarësim në Aleancën e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë, i cili shpreson që pas zgjedhjeve ta udhëheqë BE-në në një koalicion me Partinë Popullore Evropiane. Para një jave në një forum të formacioneve kombëtare dhe popullsitë nga Evropa Lindore në Sofje liderja e së djathtas ekstreme franceze Marine Le Pen deklaroi se në Bullgari Lëvizja për Evropën e Kombeve dhe të Lirisë konsideron si partnerë partinë Volja” dhe jo formacionet e Patriotëve të Bashkuar – VMRO, NFSB dhe “Ataka”. Ristrukturimi i hapësirës nacionaliste do të sqarohet gjithnjë e më shumë me afrimin e zgjedhjeve për Parlament Evropian gjatë muajit maj të vitit 2019. Deri atëherë “Borisov 3” do të vazhdojë ta udhëheqë vendin, sepse edhe në kërkimet e radhës brenda koalicionit nuk u gjet asnjë alternativë e tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD