Ditën e mërkurë Parlamenti Bullgar pranoi dorëheqjen e Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov dhe në vend të tij u zgjodh shefja e deritanishme e kabinetit të tij Marijana Nikollova. Partia “Ataka”, e cila bashkë me VMRO-në dhe Frontin Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) formon koalicionin “Patriotët e Bashkuar”, nuk mori pjesë në mënyrë demonstrative në votim. Propozimi i ndryshimit nuk u prezantua nga Kryeministri Bojko Borisov, i cili nuk ishte i pranishëm në debat, që të tregojë se tërheqja e Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov është një problem i brendshëm i Patriotëve të Bashkuar. Nominimi i zëvendëses së Siemonovit u shpall pikërisht nga lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov, i cili mori thirrje nga lideri i partisë “Ataka” Volen Siderov për t’u tërhequr nga postet e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të mbrojtjes. Debatet e vështira dyditore ndër pushtetarët çuan jo vetëm deri në ndryshime personale në qeveri. NFSB vazhdon të përfaqësohet në pushtetin ekzekutiv nga një zëvendëskryeministër, i cili është një prej personave që rrinë afër Simenovit, ndërsa Marrëveshja e Koalicionit e GERB-it me Patriotët e Bahskuar mbetet e pandryshuar.
Mirëpo, situata nuk është e tillë në të ashtuquajturin “koalicion i vogël” në pushtet – Patriotët e Bashkuar. Pas dorëheqjes së vet nga posti i zëvendëskryeministrit Simeonov kthehet në Parlament në vend të një deputeteje nga “Ataka” dhe kjo e ndryshon raportin e forcave në Patriotët e Bashkuar në një mënyrë të paleverdishme për “Ataka”. Në grupin parlamentar të Patriotëve të Bashkuar “Ataka” mbetet me 7 deputetë kundrejt 11 deputetëve të VMRO-së dhe 9 të NFSB-së, gjë që e pakëson peshën e partisë në marrjen e vendimeve. Për “Ataka” kjo është shumë e dhimbshme duke pasur parasysh pretendimet e liderit të saj Volen Siderov për të qenë lider i listës së Patriotëve të Bashkuar në zgjedhjet e ardshme evropiane. Sedorov e deklaroi këtë në koalicion që në muajin maj, por lideri i NFSB-së Valeri Simeonov e refuzoi këtë pretendim të tij, ndërsa lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov madje nuk shfaqi interes për ta shqyrtuar, duke deklaruar se lista e Patriotëve të Bashkuar në zgjedhjet evropiane duhet të kryesohet nga eurodeputeti i VMRO-së Angell Xhambazki.
Vetë koalicioni thotë se marrëdhëniet në Patriotët e Bashkuar janë kritike, ndërsa vëzhguesit nuk përjashtojnë kundërshtime të reja mes liderëve të tij partiakë. Në fakt kundërshtimet janë midis “Ataka” nga njëra anë dhe NFSB-së dhe VMRO-së nga ana tjetër. Pa 7 votat e “Ataka” në Parlament votat e GERB-it (95), VMRO-së (11) dhe NFSB-së (9) nuk arrijnë për shumicën prej 121 votash. Mirëpo, gjatë votimeve të rëndësishme deri tani 12 deputetët nga partia “Volja” dhe dy deputetët e pavarur (njëri u largua nga e majta, kurse tjetri u dëbua nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/) zakonisht i kanë përkrahur pushtetarët. Në qoftë se kjo praktikë po vazhdon, përkrahja parlamentare për qeverinë nuk është e kërcënuar në mënyrë reale. Mirëpo është kërcënuar vetë ekzistenca e Patriotëve të Bashkuar si koalicion prej formacioneve nacionaliste, i krijuar për të marrë pjesë pushtetin ekzekutiv.
Dramat e fundit politike në Bullgari janë më tepër një element i procesit të ristrukturimit të ri të hapësirës nacionaliste në vigjilje të fushatës për zgjedhjet evropiane. Gjatë tetorit “Ataka” vendosi të kandidojë për anëtarësim në Aleancën e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë, i cili shpreson që pas zgjedhjeve ta udhëheqë BE-në në një koalicion me Partinë Popullore Evropiane. Para një jave në një forum të formacioneve kombëtare dhe popullsitë nga Evropa Lindore në Sofje liderja e së djathtas ekstreme franceze Marine Le Pen deklaroi se në Bullgari Lëvizja për Evropën e Kombeve dhe të Lirisë konsideron si partnerë partinë Volja” dhe jo formacionet e Patriotëve të Bashkuar – VMRO, NFSB dhe “Ataka”. Ristrukturimi i hapësirës nacionaliste do të sqarohet gjithnjë e më shumë me afrimin e zgjedhjeve për Parlament Evropian gjatë muajit maj të vitit 2019. Deri atëherë “Borisov 3” do të vazhdojë ta udhëheqë vendin, sepse edhe në kërkimet e radhës brenda koalicionit nuk u gjet asnjë alternativë e tij.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..